Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Job 40

:
Albanian - ALBB
1 Zoti vazhdoi t'i përgjigjet Jobit dhe tha:
2 "Ai kundërshton Plotfuqishmin, a dëshiron vallë ta korrigjojë? Ai qorton Perëndinë, t'i përgjigjet kësaj pyetjeje".
3 Atëherë Jobi iu përgjigj Zotit dhe i tha:
4 "Ja, jam shpirtvogël, çfarë mund përgjigjem? E dorën mbi gojën time.
5 Kam folur një herë, por nuk do flas më; po, dy herë, por nuk do shtoj asgjë".
6 Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit mes furtunës dhe i tha:
7 "Çohu, ngjishe brezin si një trim; unë do pyes dhe ti do përgjigjesh.
8 A dëshiron pikërisht anulosh gjykimin tim, dënosh mua për justifikuar vetveten?
9 A ke ti një krah si ai i Perëndisë dhe a mund gjëmojë zëri sa zëri i tij?
10 Stolisu, pra, me madhështi dhe madhëri, vishu me lavdi dhe me shkëlqim.
11 Jepu rrugë tërbimeve zemërimit tënd; shiko tërë mendjemëdhenjtë dhe uli,
12 shiko tërë kryelartët dhe poshtëroji, dhe shtypi njerëzit e këqij kudo ndodhen.
13 Varrosi tërë pluhur, mbylli vende fshehta.
14 Atëherë edhe unë do lëvdoj, sepse dora jote e djathtë ka siguruar fitore.
15 Shiko behemothin e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau.
16 Ja, forca e tij qëndron ijet dhe fuqia e tij muskujt e barkut tij.
17 E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve tij janë thurura mirë.
18 Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri.
19 Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai e bëri mund t'i afrohet atij me shpatën e tij.
20 Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,
21 ai shtrihet nën bimët e lotusit, vende fshehura kallamishte dhe moçale.
22 Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë.
23 Lumi mund dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani sulej kundër gojës tij.
24 Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t'i shpojë flegrat e hundës me gremça?