Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Job 24

:
Albanian - ALBB
1 "Pse vallë i Plotfuqishmi nuk i rezervon vetes kohëra dhe ata e njohin nuk shohin ditët e tij?
2 Disa zhvendosin kufijtë, marrin me forcë kopetë dhe i çojnë kullotë;
3 u marrin gomarin jetimëve dhe marrin peng kaun e gruas ve;
4 i shtyjnë jashtë rruge nevojtarët, kështu tërë varfrit e vendit janë detyruar fshihen.
5 Ja ku janë, si gomarë egjër shkretëtirë dalin punën e tyre herët mëngjes për kërkuar ushqim; shkretëtira jep ushqim për ta dhe për bijtë e tyre.
6 Mbledhin forazhin e tyre fushat dhe mbledhin vilet e pavjela vreshtin e pabesit.
7 E kalojnë natën lakuriq, pa rroba, dhe nuk kanë me se mbulohen nga ftohtit.
8 lagur nga rrebeshet vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve.
9 tjerë e rrëmbejnë nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga varfrit.
10 E detyrojnë varfrin shkojë pa rroba dhe u marrin duajt uriturve.
11 Bëjnë vaj midis mureve pabesëve, e shtrydhin rrushin trokull, por kanë etje.
12 Vajtimi i atyre po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i plagosurve kërkon ndihmë, por Perëndia nuk i mend keqes u ka bërë.
13 tjerë janë armiq dritës, nuk njohin rrugët e saj dhe nuk qëndrojnë shtigjet e saj.
14 Vrasësi ngrihet gdhirë, për vrarë varfrin dhe nevojtarin; natën përkundrazi sillet si vjedhësi.
15 Syri i shkelësit kurorës bashkëshortore pret muzgun duke menduar: "Askush nuk do shohë", dhe një vel mbi fytyrën e tij.
16 Natën depërtojnë nëpër shtëpitë; ditën rrinë mbyllur; nuk e njohin dritën.
17 Mëngjesi është për ta si hija e vdekjes, sepse ata i njohin mirë tmerret e hijes vdekjes.
18 Kalojnë shpejt mbi sipërfaqen e ujërave, pjesa e tyre është e mallkuar mbi tokë, dhe askush nuk do hynte vreshtat e tyre.
19 Ashtu si thatësia dhe vapa tretin ujërat e dëborës, kështu bën edhe Sheoli me atë ka mëkatuar.
20 Gjiri i nënës e harron, krimbat e hanë duke e shijuar; atë nuk do ta kujtojnë më; i keqi do pritet si një dru.
21 Ai gëlltiste gruan shterpë nuk ka fëmijë dhe nuk i bënte asnjë mirë gruas ve!
22 Por Perëndia me forcën e tij tërheq tutje fuqishmit dhe, qoftë se shfaqen përsëri, asnjeri nuk mund jetë i sigurt për jetën e tij.
23 U jep siguri dhe ata i besojnë asaj; megjithatë sytë e tij kundrojnë rrugët e tyre.
24 Ngrihen për pak kohë, por pastaj nuk janë më; rrëzohen dhe çohen tutje si gjithë tjerët; priten si kokat e kallinjve grurit.
25 qoftë se nuk është kështu, kush mund përgënjeshtrojë dhe shfuqizojë vlerën e fjalëve mia?".