Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Job 15

:
Albanian - ALBB
1 Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
2 "Një njeri i urtë a përgjigjet vallë me njohuri kota, dhe a mbushet me erëra lindore?
3 Diskuton vallë me ligjërata boshe dhe me fjalë nuk shërbejnë për asgjë?
4 Po, ti heq mëshirën dhe eliminon lutjen përpara Perëndisë.
5 Sepse prapësia jote t'i sugjeron fjalët dhe ti po zgjedh gjuhën e dinakëve.
6 Jo unë, por vetë goja jote dënon, dhe vetë buzët e tua dëshmojnë kundër teje.
7 A je ti vallë i pari njeri ka lindur apo je formuar përpara kodrave?
8 A e ke dëgjuar ti këshillën sekrete Perëndisë apo vetëm ti zotëroke diturinë?
9 Çfarë di ti ne nuk e dimë, ose çfarë kupton ti nuk e kuptojmë edhe ne?
10 Midis nesh ka njerëz flokëbardhë dhe pleq thinjur se ati yt.
11 duken gjëra vogla përdëllimet e Perëndisë dhe fjalët e ëmbla drejton ty?
12 Pse, pra, zemra jote çon larg dhe pse sytë e tu vetëtijnë,
13 duke e drejtuar zemërimin tënd kundër Perëndisë dhe duke nxjerrë nga goja jote fjalë tilla?".
14 "Ç'është njeriu ta konsiderojë veten pastër dhe i linduri nga një grua për qenë i drejtë?
15 Ja, Perëndia nuk u besë as shenjtorëve tij dhe qiejt nuk janë pastër sytë e tij;
16 aq pak një qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, e pi paudhësinë sikur ishte ujë!
17 Dua flas, dëgjo; do tregoj atë kam parë,
18 atë urtit tregojnë pa fshehur asgjë nga sa kanë dëgjuar prej etërve tyre,
19 cilëve vetëm iu dha ky vend dhe pa praninë e asnjë huaji radhët e tyre.
20 I keqi heq dhembje tërë jetën e tij dhe vitet e caktuara për tiranin janë numëruara.
21 Zhurma llahtarshme arrijnë veshët e tij, dhe kohën e bollëkut i sulet rrënuesi.
22 Nuk ka shpresë kthimi nga errësira, dhe shpata e pret.
23 Endet e kërkon bukë, po ku mund ta gjejë? Ai e di se dita e territ është përgatitur krah tij.
24 Fatkeqësia dhe ankthi i shtien frikë, e sulmojnë si një mbret gati për betejë,
25 sepse ka shtrirë dorën e tij kundër Perëndisë, ka sfiduar Plotfuqishmin,
26 duke u hedhur me kokëfortësi kundër tij me mburojat e tij zbukuruara me tokëza.
27 Ndonëse fytyra e tij është e mbuluar me dhjamë dhe ijet e tij janë fryrë nga shëndoshja e tepërt;
28 ai banon qytete shkretuara, shtëpi pabanuara do katandisen grumbuj gërmadhash.
29 Ai nuk do pasurohet dhe fati i tij nuk ka për vazhduar, as edhe pasuria e tij nuk do shtohet mbi tokë.
30 Nuk do arrijë çlirohet nga terri, flaka do thajë lastarët e tij, dhe do çohet larg nga fryma e gojës tij.
31 mos mbështetet te kotësia; duke gënjyer veten, sepse kotësia ka për qenë shpërblimi i tij.
32 Do kryhet para kohe, dhe degët e tij nuk do gjelbërojnë më.
33 Do jetë si një hardhi nga e cila merret rrushi ende i papjekur, si ulliri nga i cili shkundet lulja.
34 Sepse familja e hipokritëve do jetë shterpë dhe zjarri do përpijë çadrat e njeriut korruptuar.
35 Ata sajojnë paudhësinë dhe shkaktojnë shkatërrimin; gjirin e tyre bluhet mashtrimi.