Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Isaiah 24

:
Albanian - ALBB
1 Ja, Zoti zbras tokën dhe e bën shkretë, prish faqen e saj dhe shpërndan banorët e saj.
2 Do t'i ndodhë e njëjta gjë popullit ashtu si priftit, shërbëtorit ashtu si padronit tij, shërbëtores ashtu si padrones saj, blerësit ashtu si shitësit, ai jep borxh ashtu si ai merr borxh, huadhënësit ashtu si huamarrësit.
3 Toka do zbrazet plotësisht dhe do plaçkitet plotësisht, sepse Zoti ka thënë këtë fjalë.
4 Toka është zi dhe vuan, bota po ligështohet dhe po meket, njerëzit me poste nga populli i dheut ligështohen.
5 Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.
6 Prandaj një mallkim e ka përpirë tokën dhe banorët e saj janë dëshpëruar; prandaj banorët e tokës po digjen dhe pakët janë burrat kanë mbetur.
7 Mushti është zi, vreshti po prishet dhe gjithë zemërgëzuarit psherëtijnë.
8 Gëzimi i dajreve ka marrë fund, zhurma e dëfrimtarëve ka mbaruar, gëzimi i harpës pushoi.
9 Nuk pihet verë me këngë, pija dehëse është e hidhur për ata e pijnë.
10 Qyteti i rrëmujës është shkatërruar; çdo shtëpi është e mbyllur mos hyjë njeri të.
11 Nëpër rrugë ka ankime, sepse nuk ka verë; çdo gëzim është zhdukur, hareja është zhdukur nga toka.
12 qytet nuk mbetet gjë tjetër veç dëshpërimit, dhe porta është bërë copë-copë dhe është shkatërruar.
13 Sepse mes dheut, midis popujve, do ndodhë ashtu si kur shkunden ullinjtë, ashtu si kur mblidhen vilet e pavjela pas vjeljes.
14 Ata do ngrenë zërin, do lëshojnë klithma gëzimi, për madhështinë e Zotit do brohorasin nga deti:
15 "Lëvdoni, pra, Zotin krahinat e agimit, emrin e Zotit, Perëndinë e Izraelit ishujt e detit!".
16 Nga skaji i tokës dëgjojmë këngë: "Lavdi drejtit!". Por unë them: "Mjerë unë! Mjerë unë! Vaj medet! pabesët veprojnë me pabesi, po, pabesët veprojnë me pabesi madhe.
17 Tmerri, gropa dhe laku kërcënojnë, o banor i dheut.
18 Dhe ka për ndodhur ai do ikë përballë britmës tmerrit do bjerë gropë, dhe kush do dalë nga gropa do kapet nga laku. Sepse nga lart do hapen ujëvara dhe themelet e dheut do tronditen.
19 Toka do çahet e tëra; toka do kriset tërësisht, toka do dridhet me forcë.
20 Toka do lëkundet si një i dehur, do tronditet si një kasolle. Mëkati i saj rëndon mbi të, do rrëzohet dhe nuk do ngrihet më.
21 Atë ditë do ndodhë Zoti do dënojë ushtrinë është atje lart, dhe poshtë mbi tokë mbretërit e dheut;
22 do mblidhen bashkë si burgosur një burg nëndheshëm; do mbyllen një burg dhe pas shumë ditësh do ndëshkohen.
23 Hënën do ta mbulojë rrëmuja dhe diellin turpi, sepse Zoti i ushtrive do mbretërojë mbi malin e Sionit dhe Jeruzalem, dhe lavdia e tij përpara pleqve.