Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Hosea 4

:
Albanian - ALBB
1 Dëgjoni fjalën e Zotit, o bij Izraelit, sepse Zoti ka një konflikt me banorët e vendit: "Nuk ka fakt as sinqeritet, as mëshirë dhe as njohje Perëndisë vend.
2 Nuk bëhet tjetër përveç shpërbetimeve, gënjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve kurorës, shkeljeve çdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak.
3 Për këtë shkak vendi do jetë zi dhe tërë banorët e tij do vuajnë, bashkë me kafshët e fushës dhe me shpendët e qiellit; madje edhe peshqit e detit do eliminohen.
4 Megjithatë askush mos kundërshtojë, askush mos qortojë tjetrin, sepse populli yt është si ai grindet me priftin.
5 Prandaj ti do pengohesh ditën dhe profeti gjithashtu do pengohet natën bashkë me ty; dhe unë do shkatërroj nënën tënde.
6 Populli im vdes për mungesë njohurish. Duke qenë se ti ke refuzuar njohjen, edhe unë do refuzoj si prifti im; duke qenë se ti ke harruar ligjin e Perëndisë tënd, edhe unë do harroj bijtë e tu.
7 Sa tepër janë shumuar, aq tepër kanë mëkatuar kundër meje; do ta kthej lavdinë e tyre turp.
8 Ata ushqehen me mëkatin e popullit tim dhe e lidhin zemrën e tyre me paudhësinë e tij.
9 Si për popullin ashtu do jetë edhe për priftin: unë do t'i dënoj ata për sjelljen e tyre dhe do t'i shpërblej për veprat e tyre.
10 Do hanë, por nuk do ngopen; do kurvërohen, por nuk do shtohen; sepse kanë hequr dorë nga dëgjimi i Zotit.
11 Prostitucioni, vera dhe mushti lënë pa mend.
12 Populli im konsulton idhujt e tij prej druri dhe shkopi i tij i jep udhëzime, sepse fryma e prostitucionit i devijon, dhe ata kurvërohen, duke u shmangur nga Perëndia e tyre.
13 Ata bëjnë flijime mbi majat e maleve, djegin temjan ndër kodra, nën lisin, plepin dhe bafrën, sepse hija e tyre është e këndshme. Prandaj bijat tuaja kurvërohen dhe nuset e bijve tuaj shkelin kurorën.
14 Nuk do t'i dënoj bijat tuaja se kurvërohen, as nuset e bijve tuaj se shkelin kurorën, sepse ata vetë veçohen me prostitutat dhe ofrojnë flijime bashkë me prostitutat e tempujve; prandaj njerëzia nuk ka mend do vdesë.
15 qoftë se ti, Izrael, kurvërohesh, Juda nuk ka faj. Mos shkoni Gilgal, mos u ngjitni Beth-aven dhe mos u betoni duke thënë: "Ashtu si Zoti rron".
16 Sepse Izraeli është kokëfortë si një mëshqerrë kryeneçe, tani Zoti do ta kullotë si një qengj një vend hapur.
17 Efraimi u bashkua me idhujt, lëre veprojë.
18 Edhe kur qejfet e tyre kanë mbaruar, kryejnë vazhdimisht kurvërime; krerët e tyre e duan shumë turpin.
19 Era i ka lidhur krahët e vet dhe atyre do t'u vijë turp për flijimet e tyre".