Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Genesis 25

:
Albanian - ALBB
1 Pastaj Abrahami mori një grua tjetër, quhej Keturah.
2 Dhe kjo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahin.
3 Jokshanit i lindi Sheba dhe Dedani. Bijtë e Dedanit ishin Asshurimi, Letushimi dhe Leumimi.
4 Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Tërë këta ishin bijtë e Keturahut.
5 Dhe Abrahami i dha Isakut gjithçka zotëronte;
6 por bijve Abrahami kishte pasur nga konkubinat u dha disa dhurata dhe, sa ishte ende gjallë, i dërgoi larg birit tij Isakut, drejt lindjes, një vend lindjes.
7 Këto janë vitet e jetës Abrahamit: ai jetoi gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.
8 Pastaj Abrahami dha frymën e fundit dhe vdiq pleqëri mbarë, i shtyrë moshë dhe i ngopur me ditë, dhe u bashkua me popullin e tij.
9 Dhe bijtë e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosën shpellën e Makpelahut arën e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, ndodhet përballë Mamres,
10 arë Abrahami u kishte blerë bijve Hethit. Aty u varrosën Abrahami dhe e shoqja Sara.
11 Mbas vdekjes Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit Lahai-Roit.
12 Tani këta janë pasardhësit e Ismaelit, bir i Abrahamit, egjiptasja Agar, shërbëtorja e Sarës, i kishte lindur Abrahamit.
13 Këta janë emrat e bijve Ismaelit, simbas emrit brezave tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,
14 Mishma, Dumahu, Masa,
15 Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.
16 Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve tyre. Ata qenë dymbëdhjetë princërit e kombeve tyre përkatës.
17 Por këto janë vitet e jetës Ismaelit, gjithsej njëqind e tridhjetë e shtatë vjet; pastaj ai dha frymë dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.
18 (Dhe bijtë e tij banuan nga Havilahu deri Shur, është lindje Egjiptit, drejtim Asirisë). Ai u vendos prani gjithë vëllezërve tij.
19 Këta janë pasardhësit e Isakut, birit Abrahamit.
20 Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.
21 Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.
22 Por fëmijët shtynin njeri-tjetrin barkun e saj dhe ajo tha: "Në qoftë se është kështu (që iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë këto kushte?". Dhe kështu vajti konsultohet me Zotin.
23 Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen barkun tënd dhe dy popuj kanë për dalë nga përbrendëshmet e barkut tënd. Njeri nga këta dy popuj do jetë i fortë se tjetri, dhe i madhi do t'i shërbejë voglit".
24 Kur erdhi koha për lindte, ajo kishte bark dy binjakë.
25 Dhe i pari doli jashtë ishte i kuq; ai ishte krejt si një mantel leshtor, prandaj i vunë emrin Esau.
26 Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi.
27 Dy fëmijët u rritën dhe Esau u një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, jetonte çadra.
28 Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.
29 Një herë Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.
30 Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, lërë ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arësye e quajtën Edom.
31 Por Jakobi iu përgjegj: "Më shit parë parëbirninë tënde".
32 Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç'dobi kam nga parëbirnia?".
33 Atëherë Jakobi tha: "Më parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.
34 Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.