Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Exodus 2

:
Albanian - ALBB
1 Por një njeri i shtëpisë Levit shkoi e mori për grua një bijë Levit.
2 Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi një bir; dhe, duke parë ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.
3 Por, kur nuk mundi ta mbante fshehur, mori një kanistër prej xunkthi, e leu me bitum dhe katran, vendosi fëmijën dhe e la kallamishtën bregun e lumit.
4 Motra e fëmijës rrinte një farë largësie për mësuar se çfarë do t'i ndodhte.
5 Por vajza e Faraonit zbriti për t'u larë lumë, ndërsa shërbëtoret e saj shëtisnin buzë lumit. Ajo pa kanistrën kallamishte dhe dërgoi shërbëtoren e saj ta marrë.
6 E hapi dhe pa fëmijën; dhe ja, i vogli po qante; asaj iu dhimbs dhe tha: "Ky është një fëmijë hebre".
7 Atëherë motra e fëmijës i tha bijës Faraonit: "A duhet shkoj thërras një tajë nga gratë hebre ta mëndë këtë fëmijë për ty?".
8 E bija e Faraonit iu përgjegj: "Shko". Dhe vajza shkoi thërrasë nënën e fëmijës.
9 Dhe bija e Faraonit i tha: "Merre me vete këtë fëmijë, mënde për mua, dhe unë do jap pagën tënde". Kështu gruaja e mori fëmijën dhe e mëndi.
10 Kur fëmija u rrit, ajo ia çoi bijës Faraonit; ai u bir i saj dhe ajo e quajti Moisi, duke thënë: "Sepse unë e nxora nga uji".
11 ato ditë, kur Moisiu ishte rritur, ndodhi ai doli për gjetur vëllezërit e tij dhe vuri re se bënin punë rënda; dhe pa një Egjiptas po rrihte një burrë hebre, një nga vëllezërit e tij.
12 Dhe vështroi andej e këtej dhe, duke parë se nuk kishte njeri, e vrau Egjiptasin dhe e fshehu pastaj nën rërë.
13 Ditën e nesërme doli dhe pa dy burra hebrenj po grindeshin; ai i tha atij kishte faj: "Pse e rreh shokun tënd?".
14 Por ai iu përgjigj: "Kush ka vënë prijës dhe gjykatës mbi ne? Mos do vrasësh siç vrave Egjiptasin?". Atëherë Moisiu u tremb, dhe tha: "Me siguri kjo gjë dihet nga gjithë".
15 Kur Faraoni dëgjoi flitej për ngjarjen, kërkoi vrasë Moisiun; por Moisiu iku nga prania e Faraonit dhe u vendos vendin e Madianit; dhe u ul afër një pusi.
16 Por prifti i Madianit kishte shtatë bija; dhe ato erdhën për mbushur ujë dhe për mbushur koritat për t'i dhënë pijë kopesë atit tyre.
17 Por erdhën disa barinj dhe i përzunë. Atëherë Moisiu u ngrit dhe u erdhi ndihmë, duke i dhënë pijë kopesë tyre.
18 Kur shkuan te Reueli, ati i tyre, ai u tha: "Vallë si u kthyet kaq shpejt sot?".
19 Ato u përgjigjën: "Një Egjiptas na liroi nga duart e barinjve; përveç kësaj mbushi ujë për ne dhe i dha pijë kopesë".
20 Atëherë ai u tha bijave tij: "Po ai ku është? Pse e latë këtë njeri? Thirreni, vijë hajë".
21 Dhe Moisiu pranoi banojë tek ai njeri; dhe ai i dha Moisiut për grua bijën e tij, Seforën.
22 Pastaj ajo lindi një bir ai e quajti Gershom, sepse tha: "Unë jam mik dhe huaj".
23 Por ndodhi që, mbas një kohe gjatë vdiq mbreti i Egjiptit, dhe bijtë e Izraelit rënkonin për shkak skllavërisë; ata bërtitën dhe britma e tyre për shkak skllavërisë u ngjit deri tek Perëndia.
24 Kështu Perëndia dëgjoi rënkimin e tyre, dhe Perëndisë iu kujtua besëlidhja kishte përfunduar me Abrahamin, me Isakun dhe me Jakobin.
25 Dhe Perëndia shikoi bijtë e Izraelit, dhe Perëndia u kujdes për ta.