Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Deuteronomy 33

:
Albanian - ALBB
1 Ky është bekimi me cilin Moisiu, njeri i Perëndisë, bekoi bijtë e Izraelit, para se vdiste.
2 Dhe u tha: "Zoti erdhi nga Sinai dhe u ngrit mbi ta Seir; u paraqit madhështinë e tij nga mali Paran, arriti nga mesi i një morie shenjtorësh; nga e djathta e tyre dilte për ta një ligj i zjarrtë.
3 Me siguri ai i do popujt; gjithë shenjtorët e tij janë duart e tua; ata janë ulur këmbët e tua, secili i dëgjon fjalët e tua.
4 Moisiu na ka urdhëruar një ligj, një trashëgimi asamblesë Jakobit.
5 Ai ka qenë mbret Jeshuruni, kur mblidheshin krerët e popullit, tërë fiset e Izraelit tok.
6 Rroftë Rubeni dhe mos vdektë; por njerëzit e tij mbetshin pak".
7 Judës përkundrazi i tha këto: "Dëgjo, o Zot, zërin e Judës dhe ktheje tek populli i tij; dora e tij lufton për çështjen e tij; bëhu ti një ndihmës i tij kundër armiqve tij.
8 Pastaj për Levin tha: "Thumimët dhe Urimët e tu i përkasin njeriut tënd besimtar, ti provove Masa dhe me cilin je grindur ujërat e Meribës.
9 Ai thotë për atin dhe për ëmën: "Unë nuk i kam parë"; ai nuk i njohu vëllezërit e tij dhe nuk njohu bijtë; sepse Levitët kanë respektuar fjalën tënde dhe kanë ruajtur besëlidhjen tënde.
10 Ata u mësojnë dekretet e tua Jakobit dhe ligjin tënd Izraelit; vënë temjanin para teje dhe tërë olokaustin mbi altarin tënd.
11 O Zot, beko forcën e tij dhe prano veprën e duarve tij. Shpo tej e përtej ata ngrejnë krye kundër atij dhe e urrejnë, me qëllim mos ngrihen më".
12 Përsa i përket Beniaminit, ai tha: "I dashuri i Zotit do banojë me siguri pranë tij. Zoti do ta mbrojë vazhdimisht dhe do banojë krahët e tij".
13 Përsa i përket Jozefit, ai tha: "Vendi i tij qoftë i bekuar nga Zoti me dhurata çmuara qiellit, me vesën, me ujërat e humnerës ndodhet poshtë,
14 me frytet e çmuara diellit, me prodhimet e çmuara çdo muaji,
15 me prodhimet mira maleve lashta, me dhuratat e çmuara kodrave përjetshme,
16 me dhuratat e çmuara tokës dhe gjitha gjërave ajo përmban. Favori i atij ishte ferrishte bjerë mbi kryet e Jozefit, mbi majën e kokës atij është zgjedhur ndërmjet vëllezërve tij!
17 Madhështia e tij është si ajo e demit tij parëlindur, brirët e tij janë si brirët e një bualli. Me to do shpojë tërë popujt, deri skajet e dheut. Këto janë moritë e Efraimit. Këto janë mijërat e Manasit".
18 Përsa i përket Zabulonit, ai tha: "Gëzoje, Zabulon, daljen tënde, dhe ti Isakar, ndejtjen çadrat e tua!
19 Ata do thërrasin popujt mal dhe aty do ofrojnë flijime drejtësie; sepse ata do thithin bollëkun e detrave dhe thesaret e fshehura rërë".
20 Përsa i përket Gadit, ai tha: "I bekuar qoftë ai e shtrin Gadin. Ai rri shtrirë si një luaneshë dhe copëton krahë dhe kafkë.
21 Ai shtie dorë pjesën e parë për veten e tij, sepse aty ishte pjesa e parë e rezervuar e udhëheqësit; ai erdhi me krerët e popullit dhe zbatoi drejtësinë e Zotit dhe dekretet e tij me Izraelin".
22 Përsa i përket Danit, ai tha: "Dani është një luan i vogël, hidhet nga Bashani".
23 Përsa i përket Neftalit, ai tha: "O Neftali, i ngopur me favore dhe i mbushur me bekime Zotit, pushto perëndimin dhe jugun".
24 Përsa i përket Asherit, ai tha: "Më i bekuari nga tërë bijtë qoftë Asheri! Le jetë i preferuari i vëllezërve tij dhe zhysë këmbën e tij vaj.
25 Sandalet e tij jenë prej hekuri dhe prej bronzi, dhe forca jote vazhdojë sa janë ditët e tua.
26 Askush nuk është barabar me Perëndinë e Jeshurunit, shkon me kalë nëpër qiejtë ndihmën tënde dhe shkon mbi retë me madhështinë e tij.
27 Perëndia i kohëve lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do thotë: "Shkatërroje!".
28 Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten sigurtë, një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di japë vesë.
29 Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do nënshtrohen dhe ti do shkelësh vendet e tyre larta".