Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Samuel 28

:
Albanian - ALBB
1 Ato ditë Filistejtë mblodhën ushtrinë e tyre për luftuar Izraelin. Atëherë Akishi i tha Davidit: "Dije mirë duhet dalësh luftosh bashkë me mua, ti dhe njerëzit e tu".
2 Davidi iu përgjegj Akishit: "Ti me siguri ke për parë atë do bëjë shërbëtori yt". Atëherë Akishi i tha Davidit: "Mirë, pra, unë do bëhem roje personale për gjithnjë".
3 Samueli kishte vdekur dhe gjithë Izraeli e kishte qarë, e kishin varrosur Ramah, qytetin e tij. Dhe Sauli kishte përzënë nga vendi mediumet dhe shortarët.
4 Kështu Filistejtë u mblodhën dhe erdhën fushojnë Shunem, ndërsa Sauli mblodhi tërë Izraelin dhe fushoi Gilboa.
5 Kur Sauli pa ushtrinë e Filistejve pati frikë dhe zemra e tij u drodh fortë.
6 Kështu Sauli i kërkoi këshillë Zotit dhe Zoti nuk iu përgjegj as me anë ëndrrave, as nëpërmjet Urimit dhe as me anë profetëve.
7 Atëherë Sauli u tha shërbëtorëve tij: "Më gjeni një grua jetë mediume, me qëllim unë mund shkoj tek ajo për t'u këshilluar". Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, En-Dor ka një grua është mediume".
8 Kështu Sauli u vesh ndryshe për mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arritën tek ajo grua natën dhe Sauli i tha: "Bëj një shortari për mua, lutem, me një seancë spiritizmi dhe thirr atë do them".
9 Gruaja iu përgjegj: "Ja, ti e di ç'ka bërë Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortarët. Pse i ngre një grackë jetës sime, për shkaktuar vdekjen time?".
10 Atëherë Sauli iu betua emër Zotit, duke thënë: "Ashtu siç është e vërtetë Zoti rron, asnjë ndëshkim nuk do kesh për këtë!".
11 Gruaja i tha: "Cilin duhet nxjerr?". Ai i tha: "Më nxirr Samuelin".
12 Kur pa Samuelin, gruaja bërtiti me lartë; dhe gruaja i tha Saulit: "Pse mashtrove? Ti je Sauli!".
13 Mbreti iu përgjegj: "Mos ki frikë; çfarë shikon?". Gruaja i tha Saulit: "Shoh një qenie mbinjerëzore ngrihet nga toka".
14 Ai e pyeti: "Ç'formë ka?". Ajo u përgjegj: "Éshtë një plak po ngjitet dhe është mbështjellë me një mantel". Atëherë Sauli kuptoi se ishte Samueli, u përul me fytyrën për tokë dhe ra përmbys.
15 Samueli i tha Saulit: "Pse shqetësove duke bërë dal?". Sauli iu përgjegj: "Ndodhem një ankth madh, sepse Filistejtë luftojnë dhe Perëndia është larguar nga unë, dhe nuk përgjigjet
16 Samueli i tha: "Pse këshillohesh me mua, qoftë se Zoti është larguar nga ti dhe është bërë armiku yt?
17 Zoti veproi ashtu siç kishte thënë nëpërmjet meje. Zoti e shkëputi mbretërinë nga duart e tua dhe ia dha një tjetri, Davidit,
18 sepse nuk iu binde zërit Zotit dhe nuk zbatove jetë zemërimin e thellë tij kundër Amalekut; për këtë arsye Zoti bëri sot këtë gjë.
19 Zoti do ta japë edhe Izraelin bashkë me ty duart e Filistejve; nesër ti dhe bijtë e tu do jeni me mua. Zoti do japë gjithashtu ushtrinë e Izraelit duart e Filistejve.
20 Atëherë Sauli ra menjëherë për gjati për tokë, sepse ishte trembur shumë nga fjalët e Samuelit; ai kishte qenë edhe parë pa fuqi, sepse nuk kishte ngrënë tërë atë ditë dhe tërë atë natë.
21 Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e parë tmerruar fare, i tha: "Ja, shërbëtorja jote iu bind zërit tënd; unë vura rrezik jetën time për t'iu bindur fjalëve the.
22 Prandaj dëgjo edhe ti zërin e shërbëtores sate dhe lermë para teje një copë buke; ha, sepse kështu do marrësh fuqi për ta rifilluar rrugën".
23 Por ai refuzoi dhe tha: "Nuk do ha". Por shërbëtorët e tij bashkë me gruan ngulën këmbë dhe ai i dëgjoi; kështu u ngrit nga toka dhe u ul shtrat.
24 Gruaja kishte shtëpi një viç majmë; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe përgatiti disa bukë pa maja.
25 I vuri këto ushqime Saulit dhe shërbëtorëve tij, dhe ata i hëngrën; pastaj u ngritën dhe u nisën po atë natë.