Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Samuel 12

:
Albanian - ALBB
1 Atëherë Samueli i tha tërë Izraelit: "Ja, unë ju dëgjova për gjitha ato thatë dhe vura një mbret mbi ju.
2 Dhe tani ja, mbreti do shkojë para jush. Unë tashmë jam plak dhe i thinjur, dhe bijtë e mij janë midis jush, unë kam ecur para jush qysh nga rinia ime deri sot.
3 Ja ku jam, dëshmoni kundër meje përpara Zotit dhe përpara atij është vajosur: Kujt i kam marrë kaun? Kujt i kam marrë gomarin? Kujt i kam ngrënë hakun? Cilin kam shtypur? Nga duart e kujt kam pranuar ndonjë dhuratë ka zënë sytë? Unë do t'jua kthej".
4 Ata iu përgjegjën: "Ti nuk na ke ngrënë hakun, nuk na ke shtypur dhe nuk ke marrë asgjë nga duart e askujt".
5 Ai u tha atyre: "Zoti është dëshmitar kundër jush dhe i vajosuri i tij është dëshmitar këtë ditë, nuk gjetët asgjë duart e mia". Ata iu përgjegjën: "Po, ai është dëshmitar!".
6 Atëherë Samueli i tha popullit: "Éshtë Zoti i vendosi Moisiun dhe Aaronin, dhe i nxori etërit tuaj nga Egjipti.
7 Prandaj paraqituni unë kem mundësi para Zotit dukje bashkë me ju veprat e drejta Zoti ka kryer për ju dhe për etërit tuaj.
8 Pas vajtjes Jakobit Egjipt dhe mbas thirrjeve etërve tuaj drejtuar Zotit, Zoti dërgoi Moisiun dhe Aaronin i nxorën etërit tuaj nga Egjipti dhe i bëri banojnë këtë vend.
9 Por ata e harruan Zotin, Perëndinë e tyre, dhe ai i shiti duart e Siseras, komandantit ushtrisë Hatsorit, dhe pushtetin e Filistejve dhe mbretit Moabit, cilët u shpallën luftë atyre.
10 Atëherë i thirrën Zotit dhe i thanë: "Kemi mëkatuar, sepse kemi braktisur Zotin dhe u kemi shërbyer Baalëve dhe Ashtarothëve; por tani na çliro nga duart e armiqve tanë dhe ne do shërbejmë ty".
11 Dhe kështu Zoti dërgoi Jerubaalin, Bedanin, Jeftin dhe Samuelin, dhe ju çliroi nga duart e armiqve tuaj ndodheshin rreth e rrotull, dhe ju jetuat siguri.
12 Por kur patë Nabashi, mbret i bijve Amonit, filloi lëvizë kundër jush, thatë: "Jo, një mbret duhet sundojë mbi ne", pikërisht kur Zoti, Perëndia juaj, ishte mbreti juaj.
13 Ky është, pra, mbreti keni zgjedhur dhe keni kërkuar; ja, Zoti ka vënë një mbret mbi ju.
14 qoftë se keni frikë nga Zoti, i shërbeni dhe dëgjoni zërin e tij, dhe nuk ngrini krye kundër urdhërimeve Zotit, atëherë ju dhe mbreti mbretëron mbi ju do ndiqni Zotin, Perëndinë tuaj.
15 Por rast se nuk i bindeni zërit Zotit dhe kundërshtoni urdhërimet e tij, atëherë dora e Zotit do ngrihet kundër jush, ashtu si është ngritur kundër etërve tuaj.
16 Prandaj tani ndaluni dhe shikoni këtë gjë madhe Zoti do bëjë para syve tuaj.
17 A nuk jemi vallë kohën e korrjes grurit? Unë do kërkoj ndihmën e Zotit dhe ai do dërgojë bubullima dhe shi; kështu do kuptoni dhe do shihni se e keqja keni bërë duke kërkuar një mbret për ju, është e madhe sytë e Zotit".
18 Atëherë Samueli kërkoi ndihmën e Zotit dhe ai dërgoi atë ditë bubullima dhe shi; dhe tërë populli pati një frikë madhe nga Zoti dhe nga Samueli.
19 Pastaj tërë populli i tha Samuelit: "Lutju Zotit, Perëndisë tënd, për shërbëtorët e tu, mos vdesin, sepse tërë mëkateve tona u kemi shtuar keqen e kërkimit një mbreti për ne".
20 Samueli iu përgjegj popullit: "Mos u frikësoni; edhe se keni bërë gjithë këtë keqe, mos lini ndjekuri Zotin, por shërbejini Zotit me gjithë zemrën tuaj.
21 Mos u largoni për ndjekur gjëra kota, nuk vlejnë as çlirojnë, sepse janë gjëra kota.
22 Sepse Zoti nuk do ta braktisë popullin e tij, për hir tij madh, sepse i pëlqeu Zotit t'ju bëjë popullin e vet.
23 Sa për mua, mos ndodhtë kurrë unë mëkatoj kundër Zotit duke hequr dorë nga lutjet për ju; përkundrazi, do t'ju tregoj rrugën e mirë dhe drejtë.
24 Vetëm kini frikë nga Zoti dhe i shërbeni besnikërisht me gjithë zemër; mbani parasysh gjërat e mëdha ka bërë për ju.
25 Por rast se vazhdoni bëni keqen, si ju ashtu dhe mbreti juaj do flakeni tutje".