Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Kings 19

:
Albanian - ALBB
1 Ashabi i njoftoi Jezebelit tërë ato gjëra Elia kishte bërë dhe si kisht vrarë me shpatë tërë profetët.
2 Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t'i thënë: "Perënditë bëjnë kështu dhe keq, rast se nesër këtë orë nuk do kem bërë ty si një nga ata".
3 Kur dëgjoi këto fjalë, Elia u ngrit dhe iku për shpëtuar. Arriti Beer-Sheba, i përket Judës, dhe la aty shërbëtorin e tij.
4 Përkundrazi u fut shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi ulet poshtë një gjinestre dhe kërkoi vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam i mirë se etërit e mi".
5 Pastaj u shtri dhe e zuri gjumi poshtë gjinestrës, por ja një engjëll e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha".
6 Ai shikoi dhe pa pranë kokës tij një kulaç pjekur mbi gurë nxehtë dhe një enë me ujë. Ai hëngri dhe piu, pastaj përsëri u shtri.
7 Engjëlli i Zotit u kthye për herë dytë, e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha, sepse rruga është tepër e gjatë për ty".
8 Ai u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me forcën i dha ai ushqim eci dyzet ditë dhe dyzet netë deri sa arriti malin e Perëndisë, Horeb.
9 Atje hyri një shpellë dhe aty kaloi natën. Dhe ja, fjala e Zotit iu drejtua dhe i tha: "Ç'bën këtu Elia?".
10 Ai u përgjigj: "Më nxiti një zili e madhe për Zotin, Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit e kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët e tu dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata kërkojnë vrasin".
11 Perëndia i tha: "Dil dhe ndalu mbi malin përpara Zotit". Dhe ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte erë. Mbas erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte tërmet.
12 Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël.
13 Sa e dëgjoi këtë, Elia e mbuloi fytyrën me mantelin, doli dhe u ndal hyrje shpellës; dhe ja, një i tha: Ç'bën aty Elia?".
14 Ai u përgjigj: "U nxita nga një zili e madhe për Zotin, për Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata përpiqen vrasin".
15 Zoti i tha: "Shko, merr përsëri rrugën e kthimit deri shkretëtirën e Damaskut; kur arrish aty, do ta vajosësh Hazaelin mbret Sirisë.
16 Do vajosësh gjithashtu Jehun, birin e Nimshit, mbret Izraelit; do vajosësh pastaj Eliseun, birin e Shafatit nga Abel-Melohahu, si profet vendin tënd.
17 Kështu ai do shpëtojë nga shpata e Hazaelit, do vritet nga Jehu; dhe ai do shpëtojë nga shpata e Jehut, do vritet nga Eliseu.
18 Por kam lënë Izrael një tepricë prej shtatë mijë njerëzish; gjithë nuk janë gjunjëzuar përpara Baalit dhe nuk e kanë puthur me buzët e tyre".
19 Elia u nis andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, ndërsa lëronte me dymbëdhjetë pendë qe para tij, dhe ai vetë gjendej me pendën e dymbëdhjetë. Elia i kaloi afër dhe i hodhi sipër mantelin e tij.
20 Atëherë Eliseu la qetë dhe vrapoi pas Elias, duke thënë: "Të lutem, lër shkoj puth atin tim dhe nënen time, pastaj do ndjek". Elia iu përgjigj: "Shko dhe kthehu, sepse ç'të kam bërë?".
21 Me t'u larguar nga ai, Eliseu mori një pendë qe dhe i ofroi si flijim; me veglat e qeve poqi mishin dhe ua dhe njerëzve, e hëngrën. Pastaj u ngrit, shkoi pas Elias dhe u vu shërbim tij.