Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Chronicles 15

:
Albanian - ALBB
1 Davidi ndërtoi disa shtëpi qytetin e Davidit, përgatiti një vend për arkën e Perëndisë dhe ngriti një çadër për atë.
2 Atëherë Davidi tha: "Asnjeri nuk duhet mbartë arkën e Zotit përveç Levitëve, sepse Zoti ka zgjedhur ata për ta mbajtur arkën e Perëndisë dhe për t'i shërbyer atij përjetë".
3 Davidi mblodhi tërë Izraelin Jeruzalem për ta çuar arkën e Zotit vendin i kishte përgatitur.
4 Davidi mblodhi edhe bijtë e Aaronit dhe Levitët.
5 Nga bijtë e Kehathit, Urielin, parin, dhe njëqind e njëzet vëllezërit e tij;
6 nga bijtë e Merarit, Asajahun, parin, dhe dyqind e njëzet vëllezërit e tij;
7 nga bijtë e Gershomit, Joelin, parin, dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij;
8 nga bijtë e Elitsafanit, Shemajahun, parin, dhe dyqind vëllezërit e tij;
9 nga bijtë e Hebronit, Elielin, parin, dhe tetëdhjetë vëllezërit e tij;
10 nga bijtë e Uzielit, Aminadabin, parin, dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij.
11 Pastaj Davidi thirri priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar, dhe Levitët Uriel, Asajahu, Joel, Shemajahu, Eliel dhe Aminadab,
12 dhe u tha atyre: "Ju jeni parët e shtëpive atërore Levitëve; shenjtërohuni, ju dhe vëllezëzit tuaj, mund transportojnë arkën e Zotit, Perëndisë Izraelit, vendin i kam përgatitur.
13 Sepse herën e parë ju nuk ishit dhe Zoti, Perëndia ynë, hapi një çarë midis nesh, sepse nuk e kishim kërkuar sipas rregullave caktuara".
14 Kështu priftërinjtë dhe Levitët u shenjtëruan për transportuar arkën e Zotit, Perëndisë Izraelit.
15 Bijtë e Levitëve e mbajtën arkën e Perëndisë mbi shpatullat e tyre me anë shufrave, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu sipas fjalës Zotit.
16 Pastaj Davidi urdhëroi krerët e Levitëve caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë me vegla muzikore, harpa, qeste dhe cembale për pasur tinguj gëzimi.
17 Prandaj Levitët caktuan Hemanin, birin e Joelit, midis vëllezërve tij, Asafin, birin e Berakiahut, dhe midis bijve Merarit, vëllezërit e tyre, Ethanin, birin e Kushajahut.
18 Me ta ishin vëllezërit e tyre klasës dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maasejahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, ishin derëtarë.
19 Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;
20 Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maasejahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;
21 Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jejeli dhe Azaziahu u binin qesteve oktavë për udhëhequr këngën;
22 Kenaiahu, i pari i Levitëve, ishte i ngarkuar me këngën; ai drejtonte këngën, sepse ishte kompetent këtë fushë.
23 Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë pranë arkës.
24 Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.
25 Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe komandantët e mijëshëve vepruan me gëzim transportimin e arkës besëlidhjes Zotit nga shtëpia e Obed-Edomit.
26 Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi Levitët mbanin arkën e besëlidhjes Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.
27 Davidi kishte veshur një mantel prej liri hollë, ashtu si tërë Levitët mbanin arkën, këngëtarët dhe Kenianahu, drejtuesi i këngës bashku me këngëtarët; Davidi kishte veshur gjithashtu një efod prej liri.
28 Kështu tërë Izraeli e çoi lart arkën e besëlidhjes Zotit me klithma gëzimi nën tingujt e burive, brirëve, cembaleve, qesteve dhe harpave.
29 Por ndodhi që, ndërsa arka e besëlidhjes Zotit arriti qytetin e Davidit, Mikal, e bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David kërcente dhe hidhej përpjetë, dhe e përçmoi zemër saj.