Zechariah 4AL1

1Atëherë engjëlli që po fliste me mua u kthye e më zgjoi siç zgjohet dikush nga gjumi.

2Dhe më tha: «Çfarë sheh?». Unë i thashë: «Ja, po shoh një shandan krejt të artë. Në majë ka një kupë me shtatë llamba e të shtatë llambat kanë në majë nga shtatë buzë.

3Pranë gjenden dy pemë ulliri, njëra në të djathë të kupës, tjetra në të majtë».

4Pastaj i thashë engjëllit që po më fliste: «Çfarë janë këto, imzot?».

5Ai m'u përgjigj: «A nuk e ditke se ç'janë këto?». Unë thashë: «Jo, imzot!».

6Ai m'u përgjigj: «Ja fjala e Zotit për Zorobabelin: “Jo me fuqi e as me forcë, por me shpirtin tim, thotë Zoti i ushtrive.

7Kush je ti, o mal i madh? Rrafsh do të bëhesh para Zorobabelit! Ai do ta nxjerrë gurin e qoshes me brohoritjen: ‘Sa i hijshëm! Sa i hijshëm!’”».

8Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua:

9«Duart e Zorobabelit do të hedhin themelet e kësaj shtëpie dhe po duart e tij do ta përfundojnë. Kështu do ta dini se Zoti i ushtrive më dërgoi te ju.

10Kushdo që e përbuzi ditën e punëve të vogla do të gëzohet kur të shohë plumbçin në dorën e Zorobabelit. Këto shtatë llamba janë shtatë sytë e Zotit që e përshkojnë mbarë tokën».

11Unë iu përgjigja: «Po këto dy pemët e ullirit në të djathë e në të majtë të shandanit çfarë janë?».

12Dhe e pyeta për së dyti: «Çfarë janë këto dy degë ulliri që përmes dy gypave të artë derdhin lëngun e tyre të artë?».

13Ai më tha: «A nuk e ditke se ç'janë këto?». Unë thashë: «Jo, imzot!».

14Ai tha: «Këta janë dy të vajosurit që qëndrojnë para Zotit të mbarë tokës».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Zechariah 4.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.