Song of Solomon 6
1 Ku shkoi i shtrenjti yt, o e bukura ndër gra? Nga ktheu i shtrenjti yt, që me ty ne ta kërkojmë?
2 Zbriti i shtrenjti im kah kopshti i vet, kah lehet e erëzave, kah kullotat e kopshteve, lilakë për të këputur.
3 Të shtrenjtit tim i përkas unë e mua m'përket i shtrenjti im, ai që ndër lilakë kullot.
4 E bukur je, o mikja ime, porsi Tirca, e hijshme si Jerusalemi, madhështore si flamujt e shpalosur.
5 Hiqi sytë e tu prej meje, se m'i morën mendtë, flokët e tu si tufa e dhive, tatëpjetë Gileadit.
6 Dhëmbët e tu si grigjë shqerrash të gjitha dalë nga larja mbarsur me binjakë, se asnjëra s'mbet pa pjellë.
7 Porsi thelë shege janë mollëzat e tua përtej vellos sate.
8 Gjashtëdhjetë janë mbretëresha, tetëdhjetë shemra e të panumërta vashat.
9 E pashoqe është ajo, pëllumbesha ime, e përkryera ime, e vetme ajo për nënën e vet, që të dëlirë e lindi. E shohin vashëzat dhe e quajnë të lume. Mbretëreshat e shemrat lavde asaj i thurin.
10 «Kush është kjo, që del si agu, e bukur si hëna e plotë, e çiltër porsi dielli, madhështore si flamujt e shpalosur?».
11 Zbrita në kopshtin e arrave të shihja në vaun e bleruar në kish buluar hardhia e shegët në kishin çelur.
12 S'di se si m'u ënd të rrija në qerren e popullit tim fisnik.