Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Song of Solomon 3

:
Albanian - AL1
1 Netëve, mbi shtrojën time, e kërkova atë me gjithë shpirt e dua. E kërkova, por s'e gjeta.
2 Do ngrihem, pra, qytetit ndër udhë e sheshe endem, atë me shpirt e dua, ta kërkoj. E kërkova, por s'e gjeta.
3 hasën rojtarët, tek silleshin qytetit. «A e patë kund atë me shpirt e dua?».
4 Fill sa i kalova, e gjeta unë atë me shpirt e dua. E rroka e nuk do ta lëshoj pa e shtënë shtëpi nënës sime, dhomën e asaj ngjizi.
5 Ju përbehem, o bijat e Jerusalemit, pash sorkadhet a sutat e fushës: mos e zgjoni, mos e ngucni dashurinë deri kur t'ia ketë ënda.
6 Ç'është ajo shkretëtirës ngjitet porsi shtëllungat e tymit me mirrë e temjan erëzuar e me çdo pudër shitet?
7 Ja, bartorja e Solomonit! Gjashtëdhjetë trima e rrethojnë, ndër fortët e Izraelit.
8 gjithë shpatën vringëllojnë e për luftë janë ushtruar, shpatën ngjeshur e mbart secili kundër lemerisë natës.
9 Një vig bëri për vete Solomoni me drurë prej Libani.
10 Këmbët prej argjendi i bëri, shpinëzën prej ari e ndenjësen purpurt, me dashuri brenda qëndisur nga bijat e Jerusalemit.
11 Dilni e shihni, o bijat e Sionit, mbretin Solomon, me kurorën e ëma i vuri atë ditë kur u martua, atë ditë kur zemra iu gëzua.