Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Song of Solomon 1

:
Albanian - AL1
1 Kënga e këngëve, është e Solomonit.
2 Ah, sikur puthë ai! Sikur puthë me gojën e vet! Se dashuria jote është e mirë se vera,
3 erëmirë është vaji yt i këndshëm, e emri yt, si vaj i zbrazur, prandaj edhe vashëzat duan.
4 Rrëmbemë e le rendim! shtjerë mbreti kthinat e veta, ngazëllejmë e gëzojmë falë teje, kremtojmë me dashurinë tënde shumë se me verë. Me drejtë me ty dashurohen.
5 Zeshkane jam, por e pëlqyeshme, o bijat e Jerusalemit, porsi tendat e Kedarit, porsi pëlhurat e Solomonit.
6 Mos shihni se jam e zeshkët, se dielli mua zuri. U zemëruan me mua bijtë e nënës sime e rojtare vreshtash mua bënë, por vreshtin tim s'e ruajta.
7 Tregomë, o ti, dua me gjithë shpirt, nga e kullot ti grigjën tënde, ku mrizon kur bie zhegu? Pse sillem si endacake unë pas tufave shokëve tu?
8 Nëse ti s'e di, o e bukura ndër gra, ec gjurmëve grigjës e ndanë staneve barinjve edhat e tu kulloti.
9 Si pelë koçinë e faraonit, ashtu ngjan ti, o mikja ime.
10 Joshëse mes vathësh janë faqet e tua e gusha jote me rruaza mbështjellë.
11 Do bëjmë për ty stoli prej ari me rruzuj argjendtë.
12 Për sa kohë rri shtruar mbreti, livanda ime amësim shpërndan.
13 Tufëz mirre i shtrenjti im për mua, mes gjinjve mi pushuar.
14 Me boçën e selvisë vreshtat e En Gedit, ngjan i shtrenjti im për mua.
15 Ah, sa e bukur je, ti mikja ime, sa e bukur je! Si pëllumba janë sytë e tu.
16 Ah, sa i bukur je, i shtrenjti im, sa i hijshëm je! Lulet e harlisura janë shtrati ynë,
17 cedrat janë trarët e shtëpive tona e qiparisat kemi për binarë.