Psalms 70AL1

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit. Si kujtesë.

2Shpëtomë, o Perëndi, o Zot, shpejto të më ndihmosh.

3U turpërofshin e u çnderofshin ata që jetën duan të ma marrin, u zmbrapsshin e u poshtërofshin ata që më duan të keqen.

4Pas u kthefshin të turpëruar ata që për mua thonë: «Mirë t'i bëhet!».

5Të gjithë ata që të kërkojnë gëzofshin e ngazëllefshin me ty, ata që duan shpëtimin prej teje thënçin përherë: «I madh është Perëndia!».

6Por unë jam i mjerë e nevojtar, o Perëndi, shpejto të më vish pranë. Ti je ndihma dhe shpëtimtari im, o Zot, mos vono.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 70.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.