1Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm. Këngë.
2Perëndia pastë mëshirë për ne e na bekoftë, fytyra e tij mbi ne ndriçoftë.
3Udha jote do të jetë e njohur mbi tokë dhe mes gjithë kombeve shpëtimi yt.
4Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi, mbarë popujt ty të përlëvdofshin!
5Le të gëzojnë kombet e të brohorasin, se ti i gjykon me drejtësi popujt dhe kombet e tokës ti i udhëheq.
6Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi, mbarë popujt ty të përlëvdofshin!
7Toka e dha frytin e vet. Na bekoftë Perëndia, Perëndia ynë!
8Perëndia na bekoftë dhe frikë e paçin tërë skajet e tokës!