Psalms 146AL1

1Aleluja! Lavdëro Zotin, o shpirti im!

2Do ta lavdëroj Zotin gjithë jetën, do t'i këndoj Perëndisë tim derisa të jem gjallë.

3Mos kini besim te prijësit, apo te ndonjë bir njeriu, prej të cilit s'vjen shpëtim.

4Se, kur jep shpirt, kthehet në dhe, atë ditë marrin fund synimet e tij.

5Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit, që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.

6Ai krijoi qiellin e tokën, detin dhe gjithçka në to, ai mbetet besnik përjetë.

7Drejtësi u jep të shtypurve, ushqim u jep të uriturve, Zoti çliron të robëruarit.

8Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti i ngre të kërrusurit, Zoti i do të drejtët.

9Zoti i mbron të ardhurit, përkrah jetimët e të vejat dhe mëkatarëve ua pështjellon udhën.

10Zoti do të mbretërojë përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 146.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.