Psalms 135AL1

1Aleluja! Lavdëroni emrin e Zotit, lavdërojeni, o shërbëtorë të Zotit,

2ju që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë sonë.

3Lavdërojeni Zotin, se Zoti është i mirë, këndojini emrit të tij, se është i ëmbël.

4Zoti e ka zgjedhur Jakobin për vete, Izraelin si thesarin e tij të çmuar.

5Unë e di mirë se Zoti është i madh, se Zoti ynë është mbi gjithë perënditë.

6Zoti bën gjithçka do, në qiej e mbi tokë, nëpër dete e në çdo thellësi.

7Retë i ngre lart nga skajet e tokës, bën vetëtimat për shiun, erën nga drithnikët e tij e nxjerr.

8Ai i vrau të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve dhe të kafshëve.

9Shenja e mrekulli bëri te ti, o Egjipt, para faraonit e gjithë shërbëtorëve të tij.

10Shfarosi kombe të shumtë, vrau mbretër të fuqishëm,

11Sihonin, mbretin e amoritëve, dhe Ogun, mbretin e Bashanit, gjithë mbretëritë e Kanaanit.

12Tokën e tyre e dha trashëgim, trashëgim Izraelit, popullit të vet.

13O Zot, emri yt mbetet përjetë, kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.

14Zoti bën drejtësi për popullin e tij dhe me shërbëtorët e vet është i mëshirshëm.

15Idhujt e kombeve janë argjend e ar, vepër e dorës së njeriut.

16Kanë gojë, por nuk flasin, kanë sy, por nuk shikojnë,

17kanë veshë, por nuk dëgjojnë, e me gojë nuk marrin frymë.

18Ashtu qofshin edhe ata që i bëjnë, të gjithë sa kanë besim në ta.

19Bekoje Zotin, o shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin, o shtëpi e Aronit!

20Bekoje Zotin, o shtëpi e Levit, bekojeni Zotin, ju që druani Zotin!

21Bekuar qoftë Zoti prej Sionit, ai që banon në Jerusalem! Aleluja!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 135.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.