1Këngë shtegtimesh. Lum gjithë ata që Zotin druajnë dhe ecin udhëve të tij.
2Do të hash frytin e duarve të tua, do të jesh i lum e do të kesh të mira.
3Gruaja jote do të jetë si hardhi pjellore në dhomat e shtëpisë sate, bijtë e tu si filiza ulliri përreth tryezës sate.
4Ja, kështu do të bekohet njeriu, që Zotin druan.
5Të bekoftë Zoti prej Sionit e pafsh të mirën e Jerusalemit tërë ditët e jetës sate!
6Pafsh edhe bijtë e bijve të tu! Paqe mbi Izraelin!