Psalms 120AL1

1Këngë shtegtimesh. Në fatkeqësi i thirra Zotit e ai m'u përgjigj.

2O Zot, shpëtomë prej buzëve gënjeshtare, dhe prej gjuhës mashtruese.

3Ç'do të marrësh e ç'do të fitosh, o gjuhë mashtruese?

4Shigjeta të mprehta luftëtari me thëngjij të ndezur dëllinje.

5I mjeri unë që banoj në Meshek e rri ndër tendat e Kedarit.

6Tepër gjatë ka jetuar shpirti im me njerëz që urrejnë paqen.

7Unë jam për paqen, por, kur flas, ata kërkojnë luftë.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 120.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.