Proverbs 5AL1

1Biri im, vërja mendjen urtisë sime vëri vesh arsyetimit tim,

2që të ruash gjykimin e buzët e tua t'i përmbahen njohjes.

3Buzët e së huajës pikojnë mjaltë, më e butë se vaji është gojë e saj,

4porse në fund e hidhur si pelini, e mprehtë si shpata me dy tehe është.

5Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejt e në skëterrë,

6shpërfillshëm për udhën e jetës enden pa ditur në ç'shteg.

7Ndaj dëgjomëni, o bij, e mos ikni nga fjalët e gojës sime:

8larg saj mbaje udhën tënde e mos iu avit pragut të shtëpisë së saj,

9që të mos ua dorëzosh të tjerëve nderin tënd e ndonjë të pashpirti vitet e tua;

10të mos i shërbejë forca jote të huajit, e mundi yt shtëpisë së ardhacakut;

11që të mos vajtosh mbi fatin tënd, e, ndërsa merr fund mishi e trupi yt,

12të thuash: «Si e urreva rregullin, si e përbuzi zemra ime qortimin?

13Si s'e dëgjova zërin e udhërrëfyesit tim? Si s'u vura vesh mësuesve të mi?

14Për pak u gjeta në të keqen e madhe përpara bashkësisë e kuvendit».

15Pi ujë prej sternës sate, atë që gurron nga pusi yt,

16që të mos rrjedhin përjashta burimet e tua e rrëketë e ujit nëpër sheshe,

17por të jenë për ty, vetëm për ty e jo për të huajt bashkë me ty.

18Qoftë bekuar gurra jote! Gëzohu me gruan e rinisë sate:

19drenushë e dashur, sorkadhe e hijshme. Ndër gjinjtë e saj gjetsh kënaqësi e dashuri' e saj të dehtë përherë.

20Përse, o biri im, joshesh nga e panjohura e bie në krahët e së huajës?

21Udhët e njeriut janë para syve të Zotit, ai i shqyrton të gjitha shtigjet e tij.

22Të prapin e zë prapësia e vet, e zë laku i mëkateve të veta.

23Ai do të vdesë nga mosbindja e vet, do të humbasë nga marrëzia e vet.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Proverbs 5.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.