1Vera është përqeshëse, pija e potershme, kush jepet pas tyre nuk është i urtë.
2Tërbimi i mbretit është si ulërima e luanit, kush e ngacmon rrezikon jetën.
3Shmangia e ngatërresave është nder për njeriun; çdo i marrë bën shamatë.
4Përtaci nuk lëron në vjeshtë e kur vijnë të korrat s'gjen gjë.
5Shestimet e zemrës janë si ujë i thellë, por njeriu i mençur i nxjerr ato.
6Shumë vetë mbahen për njerëz të mirë, por kush e gjen një njeri besnik?
7I drejti jeton me ndershmëri, lum fëmijët që lë pas.
8Mbreti që rri ulur mbi fronin e gjykimit, shpërhap tërë të keqen me një shikim.
9Kush mund të thotë: «E kam zemrën të pastër, jam i dëlirë nga mëkati»?
10Një peshë kështu e një peshë ashtu, një masë kështu e një masë ashtu, që të dyja i neveriten Zotit.
11Fëmija njihet nga çfarë bën, në është e pastër dhe e drejtë vepra e tij.
12Veshin që dëgjon e syrin që shikon, që të dy i ka bërë Zoti.
13Mos të të pëlqejë gjumi, se varfërohesh, hap sytë e do të ngopesh me bukë.
14«E keqe, e keqe!», thotë blerësi, por kur largohet, krenohet me veten.
15Le të ketë ar e stoli sa të duash, gjëja më e çmuar janë buzët e ditura.
16Kujt ka hyrë dorëzanë për të panjohurin, merrja petkun, mbaje peng për të huajt.
17Buka e fituar me mashtrim duket e shijshme, por më pas goja është plot rërë.
18Bëji planet duke u këshilluar, hyr në luftë duke u menduar mirë.
19Shpifësi përendet e zbulon të fshehtat, mos u përziej me kë s'i mbyllet goja.
20Kujt mallkon të atin e të ëmën, do t'i shuhet drita në mes të territ.
21Trashëgimia e fituar shpejt në fillim nuk do të jetë e bekuar në fund.
22Mos thuaj: «Do ta kthej të keqen me të keqe!». Prit të të lirojë Zoti.
23Një peshë kështu e një peshë ashtu i neveriten Zotit, peshorja e rreme nuk është e mirë.
24Hapat e njeriut i drejton Zoti, si mundet njeriu ta kuptojë udhën e vet?
25Njeriu bie në kurth kur ngutet e thotë: «Kjo është e kushtuar!» e pastaj pendohet për kushtimet.
26Mbreti i urtë i shpërhap të paudhët e i shtyp me rrotë.
27Shpirti i njeriut është llambë e Zotit që shqyrton gjer në thellësi.
28Mirësia dhe e vërteta e ruajnë mbretin, froni i tij mbështetet mbi mirësinë.
29Krenaria e të rinjve është forca e tyre, flokët e thinjura janë stolia e pleqve.
30Plagët që kullojnë lajnë të keqen, të rrahurat zorrët e barkut.