Numbers 12AL1

1Mirjama e Aroni folën kundër Moisiut për shkak të gruas kushite që kishte marrë.

2Ata thanë: «A thua Zoti ka folur vetëm përmes Moisiut? A nuk ka folur edhe përmes nesh?». Zoti i dëgjoi.

3Moisiu ishte njeri shumë i përulur, më i përuluri ndër tërë njerëzit mbi faqen e dheut.

4Zoti foli menjëherë me Moisiun, Aronin e Mirjamën e u tha: «Ejani të tre në tendën e takimit». Ata shkuan të tre.

5Atëherë Zoti zbriti në shtyllën e resë dhe qëndroi në hyrje të tendës. Ai thirri Aronin e Mirjamën. Ata shkuan të dy.

6Zoti u tha: «Dëgjoni fjalët e mia! Profetit të Zotit mes jush i dëftehem në vegim, në ëndërr i flas.

7Me Moisiun, shërbëtorin tim, nuk sillem kështu. Tërë shtëpia ime i besohet atij.

8Goja-gojës flas me të, hapur e jo me gjëza. Pamjen e Zotit ai vështron. Frikë si nuk patët, pra, kundër Moisiut, shërbëtorit tim, të flisnit?».

9Zoti u zemërua me ta e u largua.

10Kur reja u largua nga tenda, Mirjamën e zuri lebra. Lëkura e saj u bë e bardhë si bora. Aroni u kthye drejt Mirjamës dhe vuri re që e kishte zënë lebra.

11Atëherë ai i tha Moisiut: «Imzot, të lutem mos na e ngarko fajin që me marrëzi bëmë e mëkatuam.

12Mos e lër Mirjamën si një foshnjë të vdekur që në bark të nënës, me mishin gjysmë të kalbur».

13Atëherë Moisiu i thirri Zotit: «O Perëndi, të lutem shëroje!».

14Zoti iu përgjigj: «Po ta kishte pështyrë i ati në fytyrë, a nuk do të turpërohej për shtatë ditë? Largojeni pra, nga fushimi për shtatë ditë e pastaj të kthehet».

15Kështu Mirjama u largua nga fushimi për shtatë ditë dhe populli nuk u nis prej andej derisa u kthye ajo.

16Pastaj populli u nis nga Haceroti e fushoi në shkretëtirën e Paranit.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Numbers 12.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.