Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Nehemiah 3

:
Albanian - AL1
1 Kryeprifti Eliashib dhe vëllezërit e tij priftërinj ndërtuan Portën e Deleve, e kushtuan dhe i vunë kanatet. E kushtuan deri te Kulla e Njëqindve dhe deri te Kulla e Hananelit.
2 Pranë tij ndërtuan burrat e Jerikosë e pranë tyre ndërtoi Zakuri, biri i Imriut.
3 Portën e Peshqve e ndërtuan bijtë e Senahut. Ata i bënë shtalkat dhe i vunë kanatet, menteshat e shulat.
4 Pranë tyre bëri meremetime Meremoti, biri i Urjahut, birit Hakocit. Edhe Meshulami, biri i Berekjahut, birit Meshezabelit bëri meremetime pranë tyre, sikurse edhe Cadoku, biri i Banahut.
5 Aty pranë bënë meremetime tekoitët, por fisnikët e tyre nuk iu nënshtruan urdhrave zotërve vet.
6 Portën e Jeshanahut e meremetuan Jojadai, biri i Paseahut, dhe Mëshulami, biri i Besodjahut. Ata i bënë shtalkat dhe i vunë menteshat, kanatet e shulat.
7 Pranë tyre bënë meremetime Melatjah Gibeoniti e Jadon Meronotiti, prej Gibeonit e prej Micpahut. Këta ishin nën pushtetin e qeveritarit tejlumit;
8 pranë tyre bëri meremetime Uzieli, biri i arpunuesit Harhajah; pranë tij bëri meremetime Hananiahu, biri i prodhuesve vajrave erëmirë. Këta e rindërtuan Jerusalemin deri te Muri i Gjerë;
9 pranë tyre bëri meremetime Refajahu, biri i Hurit, kreut gjysmës rrethit Jerusalemit;
10 pranë tyre, përballë shtëpisë vet, bëri meremetime Jedajahu, biri i Harumafit; pranë këtij bëri meremetime Hatushi, biri i Hashabenjahut.
11 Malkjahu, biri i Harimit, dhe Hashubi, biri i Pahat Moabit, meremetuan pjesën e dytë dhe Kullën e Furrave;
12 pranë tyre bëri meremetime Shalumi, biri i Haloheshit, kreu i gjysmës rrethit Jerusalemit, bashkë me bijat.
13 Portën e Luginës e meremetoi Hanuni me banorët e Zanoahut. Ata e ndërtuan dhe i vunë kanatet, menteshat e shulat. Ndërtuan edhe një mijë kute mur, deri te Porta e Hedhurinave.
14 Portën e Hedhurinave e meremetoi Malkjahu, biri i Rekabit, kreut rrethit Betkeremit. Ai e ndërtoi dhe i vuri kanatet, menteshat e shulat.
15 Portën e Gurrës e meremetoi Shaluni, biri i Kolhozehut, kreut rrethit Micpahut. Ai e ndërtoi, e mbuloi dhe i vuri kanatet, menteshat e shulat. Ndreqi edhe murin e Hurdhës Shelahut, te Kopshti i Mbretit, deri te shkallët zbresin nga qyteti i Davidit.
16 tej, Nehemia, biri i Azbukut, kreut gjysmës rrethit Betcurit, bëri meremetime deri kundruall Varrezave Davidit, deri te Hurdha e Sajuar dhe te Shtëpia e Trimave.
17 Përtej tij bënë meremetime levitët: Rehumi, biri i Baniut, pranë cilit punoi Hashabiahu, kreu i gjysmës rrethit Kejlahut, për rrethin e vet.
18 tej, bënë meremetime vëllezërit e tyre: Bavai, biri i Henadadit, kreut gjysmës rrethit Kejlahut,
19 pranë cilit Ezeri, biri i Jeshuait, kreut Micpahut, meremetoi pjesën e dytë, kundruall malores armatimeve, te qoshja.
20 Përtej tij, Baruku, biri i Zabait, meremetoi me zell pjesën e dytë, nga qoshja te hyrja e shtëpisë kryepriftit Eliashib.
21 Përtej tij, Meremoti, biri i Urjahut, birit Hakocit, meremetoi pjesën tjetër, nga hyrja e shtëpisë Eliashibit deri ku përfundon shtëpia e Eliashibit.
22 Përtej tij bënë meremetime priftërinjtë, burrat prej rrethinave.
23 Përtej tyre, kundruall shtëpisë vet, bënë meremetime Benjamini e Hashubi; përtej tyre, pranë shtëpisë vet, bëri meremetime Azarjahu, biri i Masejahut, birit Ananjahut;
24 përtej tij, Binui, biri i Henadadit, meremetoi pjesën tjetër, nga shtëpia e Azarjahut deri te qoshja e deri te kthesa;
25 Palali, biri i Uzait, bëri meremetimet kundruall qoshes dhe kullës spikat përmbi shtëpinë e mbretit te tremja e rojës; përtej tij, Pedajahu, biri i Faroshit,
26 dhe shërbestarët e tempullit, banojnë Ofel, bënë meremetime deri kundruall Portës Ujit, lindje Kullës Spikatëse;
27 përtej tij, tekoitët meremetuan pjesën tjetër kundruall kullës madhe spikaste deri te Muri i Ofelit.
28 Mbi Portën e Kuajve bënë meremetime priftërinjtë, secili kundruall shtëpisë vet;
29 përtej tyre bëri meremetime Cadoku, biri i Imerit, kundruall shtëpisë vet; përtej tij bëri meremetime Shemajahu, biri i Shekanjahut, rojtari i Portës Lindjes;
30 përtej tij, Hananiahu, biri i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Calafit, meremetuan pjesën tjetër; përtej tyre Meshulami, biri i Berekjahut, bëri meremetime kundruall banesës vet;
31 përtej tij, Malkjahu, njëri prej arpunuesve, bëri meremetime deri te shtëpia e shërbestarëve tempullit dhe e tregtarëve, kundruall Portës Vendtakimit e deri te dhoma e epërme e qoshes.
32 Ndërmjet dhomës epërme qoshes dhe Portës Deleve bënë meremetime arpunuesit e tregtarët.
33 Kur Sanbalati dëgjoi se po ndërtonim murin, u zemërua, u tërbua, i vuri lojë judenjtë
34 dhe tha para vëllezërve vet e ushtrisë Samarisë: «Çfarë kanë ndër mend bëjnë këta judenj mjeranë? Duan ta përfundojnë? Duan bëjnë kushtime? Duan ta mbarojnë brenda ditës? Duan ngjallin prej pirgut hirit gurët e djegur?».
35 Tobi Amoniti, ishte pranë tij, tha: «Le ta ndërtojnë, por edhe një dhelpër po ngjitet sipër, do ta shembë murin e tyre prej guri».
36 Dëgjo, o Perëndia ynë, se u përçmuam! U rëntë kokës qesëndia e tyre e jepi ata si plaçkë ndonjë vend skllavërimi!
37 Mos e mbulo fajin e tyre e mos t'u heqtë sysh mëkati i tyre, sepse ata i ngucën ndërtuesit.
38 Ne e rindërtuam murin. Muri ishte i lidhur mirë deri gjysmë dhe populli e pati për zemër punën.