1Libri i breznive të Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
2Abrahamit i lindi Isaku, Isakut i lindi Jakobi, Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.
3Judës i lindën prej Tamarës Faresi e Zara, Faresit i lindi Hesromi, Hesromit i lindi Arami,
4Aramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Naasoni, Naasonit i lindi Salmoni,
5Salmonit i lindi Boezi prej Rahabës, Boezit i lindi Jobedi prej Rutës, Jobedit i lindi Jeseu,
6Jeseut i lindi Davidi, mbreti. Davidit i lindi Solomoni nga gruaja e Uriahut,
7Solomonit i lindi Roboami, Roboamit i lindi Abiu, Abiut i lindi Asafi,
8Asafit i lindi Josafati, Josafatit i lindi Jorami, Joramit i lindi Ozia,
9Ozisë i lindi Joatami, Joatamit i lindi Akazi, Akazit i lindi Ezekia,
10Ezekisë i lindi Manaseu, Manaseut i lindi Amosi, Amosit i lindi Josia,
11Josisë i lindi Jehonia dhe vëllezërit e tij, në kohën e shpërnguljes në Babiloni.
12Pas shpërnguljes në Babiloni, Jehonisë i lindi Salatieli, Salatielit i lindi Zorobabeli,
13Zorobabelit i lindi Abiudi, Abiudit i lindi Eliakimi, Eliakimit i lindi Azori,
14Azorit i lindi Sadoku, Sadokut i lindi Akimi, Akimit i lindi Eliudi,
15Eliudit i lindi Eleazari, Eleazarit i lindi Matani, të cilit i lindi Jakobi.
16Jakobit i lindi Jozefi, burri i Marisë, prej së cilës lindi Jezui, i quajtur Krisht.
17Breznitë nga Abrahami deri te Davidi janë gjithsej katërmbëdhjetë, nga Davidi deri te shpërngulja në Babiloni katërmbëdhjetë dhe nga shpërngulja në Babiloni deri te Krishti, katërmbëdhjetë brezni.
18Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu: Maria, nëna e tij, ishte e fejuar me Jozefin, por përpara se të bashkoheshin, ajo mbeti shtatzënë nga Shpirti i shenjtë.
19Meqenëse Jozefi, burri i saj, ishte njeri i drejtë e nuk donte ta turpëronte, vendosi ta ndante fshehurazi.
20Ndërsa po mendonte këto gjëra, një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr e i tha: «Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh për grua Marinë. Fëmija që është ngjizur në të është nga Shpirti i shenjtë.
21Ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'ia vësh emrin Jezu, sepse ai do ta shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre».
22E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej çfarë kishte thënë Zoti nëpërmjet profetit:
23virgjëresha do të ngjizet e do të lindë një djalë që do të quhet Emanuel, që e përkthyer do të thotë: Perëndia është me ne.
24Kur u zgjua nga gjumi, Jozefi bëri siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori Marinë për grua,
25por nuk pati marrëdhënie me të, derisa ajo lindi të birin, të cilit Jozefi ia vuri emrin Jezu.