Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Malachi 2

:
Albanian - AL1
1 «Tani, ky është urdhri për ju, o priftërinj!
2 Nëse nuk dëgjoni e nuk tregoni kujdes, për t'i dhënë lavdi emrit tim, thotë Zoti i ushtrive, do çoj mallkim mes jush. Do t'i mallkoj bekimet tuaja! Po, do t'i mallkoj, se nuk treguat kujdes.
3 Ja, për faj tuaj do t'i qortoj pasardhësit tuaj. Do t'jua hedh fytyrë jashtëqitjen, rropullitë e flive festave tuaja dhe do hiqeni tej bashkë me to.
4 Pranojeni, pra, këtë urdhër, besëlidhja ime me Levin mbetet, thotë Zoti i ushtrive.
5 Besëlidhja ime me ishte për paqe e jetë, cilat unë ia dhashë. Ishte besëlidhje për druajtur e ai pati drojë. Ai e nderoi emrin tim.
6 Mësimi i vërtetë ishte gojën e tij, nuk gjendej padrejtësi buzët e tij. Eci me mua paqe e drejtësi dhe ktheu shumë vetë prej paudhësisë.
7 Buzët e priftit duhet ta ruajnë njohurinë, njerëzit mësojnë udhëzime prej gojës tij, sepse ai është lajmëtari i Zotit ushtrive.
8 Por, ju e latë udhën dhe penguat shumë vetë me mësimet dhatë. E shkelët besëlidhjen e Levit, thotë Zoti i ushtrive,
9 prandaj unë do t'ju përbuz e do t'ju përul para tërë popujve, sepse nuk i ndoqët udhët e mia, por u treguat njëanshëm çështjet e ligjit.
10 A nuk kemi njëjtin atë gjithë ne? A nuk na krijoi i njëjti Perëndi? Përse pra, jemi pabesë me njëri-tjetrin duke e përdhosur besëlidhjen e etërve tanë?
11 Juda është i pabesë. Një mëkat i neveritshëm u krye Izrael e Jerusalem, se Juda e përdhosi shenjtëroren Zoti do dhe u martua me bijën e zotit huaj.
12 E zhbiftë Zoti prej tendave Jakobit këdo bën këtë, atë jep kushtrimin e atë përgjigjet, edhe atë kushton flijime para Zotit ushtrive.
13 Për tepër, ju e mbuloni me lot altarin e Zotit duke vajtuar e rënkuar, sepse ai nuk e sheh dhe nuk e pranon me kënaqësi flinë prej dorës suaj.
14 E ju thoni: “Përse?”. Sepse Zoti është dëshmitar mes teje e gruas rinisë sate, me cilën u tregove i pabesë, ndonëse është bashkëshortja dhe gruaja e besëlidhjes sate.
15 A nuk ju bëri Perëndia një shpirt? Përse një? Sepse kërkon pasardhës përkushtuar ndaj Perëndisë, prandaj ruajeni shpirtin tuaj. Mos u tregoni pabesë me gruan e rinisë.
16 Ai e urren dhe e ndan shoqen, thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, e mbulon veten me dhunë, thotë Zoti i ushtrive. Ruajeni shpirtin tuaj e mos u tregoni pabesë.
17 E mërzitët Zotin me fjalët tuaja, por ju thoni: “Si e mërzitëm?”. Kur thoni: “Kushdo bën paudhësi është i mirë para Zotit dhe ai kënaqet me ta” ose: “Ku është Perëndia i drejtësisë?!”».