Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Leviticus 1

:
Albanian - AL1
1 Zoti e thirri Moisiun, i foli prej tendës takimit e i tha:
2 «Fol me bijtë e Izraelit e thuaju: kush dëshiron t'i kushtojë bagëti si fli Zotit, le t'ia kushtojë prej bagëtive trasha ose prej bagëtive imëta.
3 Nëse dëshiron t'i kushtojë fli shkrumbimi prej bagëtive trasha, t'i kushtojë një mashkull patëmetë. Le ta bëjë te hyrja e tendës takimit, Zoti ta pranojë.
4 Ta vërë dorën mbi kokën e flisë shkrumbimit, flija t'i pranohet për shlyerjen e mëkatit.
5 Ta therë mëzatin para Zotit dhe priftërinjtë, bijtë e Aronit, ta kushtojnë gjakun e spërkatin altarin ndodhet hyrje tendës takimit.
6 Flija e shkrumbimit rripet e prihet copa.
7 Bijtë e priftit Aron ndezin zjarrin mbi altar e vendosin drutë mbi zjarr.
8 Mandej t'i vënë copat, kokën e dhjamin, me radhë, mbi drutë e zjarrit altarit.
9 Zorrët e këmbët lahen me ujë. Prifti t'i shkrumbojë mbi altar si fli shkrumbimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin.
10 Nëse kushton si fli shkrumbimi bagëti imëta, dele apo dhi, kushtojë një mashkull patëmetë.
11 Ta therë para Zotit krahun verior altarit dhe bijtë e priftit Aron ta spërkatin gjakun përreth altarit.
12 Ta presë copa dhe prifti t'i vendosë bashkë me kokën e me dhjamin mbi zjarrin e altarit.
13 Zorrët e këmbët t'i lajë me ujë. Prifti kushtojë gjithçka e ta shkrumbojë mbi altar si fli shkrumbimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin.
14 Nëse i kushton Zotit shpendë si fli shkrumbimi, t'i kushtojë turtull ose zog pëllumbi.
15 Prifti ta kushtojë tek altari, t'ia këpusë kokën e ta shkrumbojë mbi altar, ndërsa gjakun t'ia shtrydhë anë altarit.
16 Mandej t'ia heqë gushën me gjithë pendë e t'i hedhë anën lindore altarit, vendin ku hidhet hiri.
17 T'ia thyejë krahët, pa ia shkëputur, e ta shkrumbojë mbi altar si fli shkrumbimi. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin ».