Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 19

:
Albanian - AL1
1 Atëherë Pilati urdhëroi merrej Jezui e rrihej me fshikull.
2 Ushtarët thurën një kurorë me gjemba dhe ia vunë kokë. Pastaj e veshën me një petk purpurt,
3 i afroheshin, e godisnin me shuplaka e i thoshin: «Tungjatjeta, o mbreti i judenjve!».
4 Pilati doli përsëri jashtë e u tha judenjve: «Ja, po jua sjell jashtë, shihni se nuk gjej tek ai asnjë arsye për ta dënuar».
5 Jezui doli jashtë me kurorën e gjembave kokë dhe i veshur me petkun e purpurt. Pilati u tha: «Ja njeriu!».
6 Kur e panë, kryepriftërinjtë dhe rojat thirrën: «Kryqëzoje! Kryqëzoje!». Pilati u tha: «Merreni ju e kryqëzojeni, se unë nuk gjej tek ai asnjë arsye për ta dënuar».
7 Judenjtë u përgjigjën: «Ne kemi një ligj dhe sipas tij ai duhet vdesë, sepse e bëri veten Bir Perëndisë».
8 Kur dëgjoi këto fjalë, Pilati u frikësua shumë,
9 hyri përsëri pretorium dhe e pyeti Jezuin: «Nga je ti?». Jezui nuk i dha asnjë përgjigje.
10 Atëherë Pilati i tha: «Mua nuk flet? A nuk e di ti se unë kam pushtet liroj dhe kam pushtet kryqëzoj?».
11 Jezui u përgjigj: «Ti nuk do kishe asnjë pushtet mbi mua, po mos ishte dhënë nga lart. Prandaj ai dorëzoi te ti, ka mëkat edhe madh».
12 nga ai çast Pilati kërkonte ta lironte Jezuin, por judenjtë thërrisnin: «Po e lirove këtë, nuk je mik i Cezarit. Kushdo e bën veten mbret, i kundërvihet Cezarit!».
13 Pilati, kur dëgjoi këto fjalë, e solli Jezuin jashtë dhe u ul fronin e gjykatësit, vendin quhej «Rruga e Gurtë», hebraisht «Gabbatha».
14 Ishte e premte, dita e përgatitjes Pashkës, rreth orës dymbëdhjetë drekës. Pilati u tha judenjve: «Ja mbreti juaj!».
15 Por ata thirrën: «Hiqe! Hiqe! Kryqëzoje!». Pilati u tha: «Mbretin tuaj kryqëzoj?». Kryepriftërinjtë iu përgjigjën: «Ne nuk kemi mbret tjetër, përveç Cezarit».
16 Pastaj Pilati ua dorëzoi kryqëzohej. Kështu, ata e morën Jezuin.
17 Duke mbajtur kryqin e vet, Jezui shkoi vendin e quajtur «Kafka» hebraisht quhet «Golgota».
18 Atje e kryqëzuan bashkë me dy tjerë, njërin nga njëra anë dhe tjetrin nga ana tjetër, ndërsa Jezuin mes tyre.
19 Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri mbi kryq. shkruhej: «Jezui i Nazaretit, mbreti i judenjve».
20 Shumë judenj e lexuan atë mbishkrim, se vendi ku ishte kryqëzuar Jezui ndodhej afër qytetit dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, latinisht e greqisht.
21 Atëherë kryepriftërinjtë e judenjve i thanë Pilatit: «Mos shkruaj: “Mbreti i judenjve”, por shkruaj: “Ky ka thënë: jam mbreti i judenjve”».
22 Pilati u përgjigj: «Çfarë shkrova, shkrova».
23 Pasi e kryqëzuan Jezuin, ushtarët morën rrobat e tij dhe i ndanë katër pjesë, nga një pjesë për secilin. Morën edhe tunikën, por ajo ishte e paqepur, e gjitha e endur nga lart deri poshtë.
24 Atëherë ushtarët i thanë njëri-tjetrit: «Mos ta grisim, por hedhim short për parë kujt do t'i takojë». Kjo, përmbushej Shkrimi thotë: i ndanë rrobat e mia mes tyre dhe hodhën short për petkun tim. Dhe ushtarët kështu bënë.
25 Pranë kryqit Jezuit qëndronin nëna e tij, motra e nënës tij, Maria e Klopës dhe Maria Magdalena.
26 Jezui, kur pa ëmën dhe pranë saj dishepullin donte, i tha asaj: «Grua, ja biri yt!».
27 Pastaj i tha dishepullit: «Ja nëna jote!». atëherë dishepulli e mori atë shtëpinë e tij.
28 Pas këtyre gjërave, Jezui e dinte se tashmë gjithçka ishte kryer dhe, përmbushej Shkrimi, tha: «Kam etje!».
29 Atje ndodhej një enë e mbushur me uthull. Atëherë ushtarët ngjyen një sfungjer uthull, e vunë një degë hisopi dhe ia afruan Jezuit te goja.
30 Pasi e provoi uthullën, Jezui tha: «U krye!». Pastaj vari kokën e dha shpirt.
31 Meqë ishte e premte judenjtë nuk donin trupat liheshin kryq shtunën se ajo e shtunë ishte ditë e madhe, prandaj i kërkuan Pilatit t'u thyenin kërcinjtë kryqëzuarve e t'i zbrisnin.
32 Atëherë erdhën ushtarët e i thyen kërcinjtë parit, pastaj edhe dytit ishte kryqëzuar me Jezuin.
33 Kur erdhën te Jezui dhe panë se kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë,
34 por njëri nga ushtarët i shpoi brinjën me heshtë dhe menjëherë doli gjak e ujë.
35 Këto gjëra i ka dëshmuar ai i pa dhe dëshmia e tij është e vërtetë. Ai e di se thotë vërtetën edhe ju besoni.
36 Këto gjëra ndodhën përmbushet Shkrimi: nuk do t'i thyhet asnjë eshtër
37 si dhe Shkrimi tjetër thotë: do shikojnë atë shpuan me heshtë.
38 Pas këtyre, Jozefi nga Arimateja, ishte fshehtas dishepull i Jezuit nga frika e judenjve, i kërkoi Pilatit merrte trupin e Jezuit dhe Pilati e lejoi. Atëherë ai erdhi dhe e mori trupin.
39 Erdhi edhe Nikodemi, ai dikur kishte shkuar natën te Jezui, dhe solli rreth tridhjetë litra përzierje mirre dhe aloeje.
40 Ata e morën trupin e Jezuit, e mbështollën me pëlhura dhe e lyen me vajra erëmirë, siç e kanë zakon judenjtë kur varrosin dikë.
41 vendin ku u kryqëzua Jezui ndodhej një kopsht dhe brenda kopsht ishte një varr i ri cilin ende nuk kishin varrosur njeri.
42 Aty e varrosën Jezuin, meqenëse ishte e premtja para festës judenjve dhe varri ishte afër.