Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Jeremiah 16

:
Albanian - AL1
1 Fjala e Zotit m'u drejtua e tha:
2 «Mos merr grua, e mos lind bij e as bija këtë vend.
3 Se kështu thotë Zoti për bijtë e bijat lindin këtë tokë, për nënat e për etërit i lindën këtë tokë:
4 ata do vdesin prej sëmundjeve vdekjeprurëse, nuk do vajtohen e nuk do varrosen. Do jenë si plehu mbi faqen e dheut. Do marrin fund prej shpatës e prej urisë dhe kufomat e tyre do jenë ushqim për zogjtë e qiellit dhe për egërsirat e tokës.
5 Se kështu thotë Zoti: mos hyr një shtëpi ku mbahet zi, mos shko për vajtuar apo për t'i ngushëlluar, se e kam hequr paqen time prej këtij populli, besnikërinë time dhe mëshirën time, kumton Zoti.
6 këtë vend do vdesin i madh e i vogël, nuk do varrosen e nuk do mbahet zi për ta. Askush nuk do çirret e askush nuk do qethet për ta.
7 Kush mban zi, për nuk do thyhet buka për ta ngushëlluar për vdekurin e askush nuk do t'i japë pijë kupën e ngushëllimit për atin e për ëmën.
8 Mos hyr as një shtëpi ku bëhet festë, për t'u ulur, hash e pish me ta,
9 se kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ja, do ta këpus prej këtij vendi, para jush e kohën tuaj, zërin e gëzimit e zërin e haresë, zërin e dhëndrit e zërin e nuses.
10 Pasi t'ia shpallësh këtij populli gjitha këto fjalë, do pyesin: “Pse e shpalli Zoti tërë këtë zezonë madhe kundër nesh? Cili është faji ynë e cili është mëkati bëmë kundër Zotit, Perëndisë tonë?”.
11 Atëherë ti do përgjigjesh: “Sepse etërit tuaj braktisën, kumton Zoti, dhe ndoqën perënditë e tjerë, u shërbyen atyre e i adhuruan, braktisën e nuk e mbajtën ligjin tim,
12 dhe ju vepruat keq se etërit tuaj. Ja, secili prej jush shkon me kryeneçësi sipas zemrës vet ligë e nuk dëgjon mua.
13 Prandaj do t'ju flak nga kjo tokë, drejt një toke nuk e keni njohur as ju, as etërit tuaj, dhe aty do t'u shërbeni ditë e natë perëndive huaj, sepse nuk do t'ju përkrah më”».
14 «Prandaj, ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, kur nuk do thuhet më: “Pasha Zotin i nxori izraelitët nga dheu i Egjiptit”,
15 por: “Pasha Zotin i nxori izraelitët nga dheu i veriut e nga gjitha vendet ku i pati dëbuar”. E unë do t'i kthej tokën e vet, ua pata dhënë etërve tyre.
16 Ja, do t'u dërgoj peshkatarë shumtë për t'i peshkuar, kumton Zoti. Pastaj do t'u dërgoj gjuetarë shumtë për t'i gjuajtur prej çdo mali, prej çdo kodre e prej çarave shkëmbinjve,
17 sepse sytë e mi i shikojnë gjitha udhët e tyre. Nuk fshihen dot prej meje e faji i tyre nuk u shpëton syve mi.
18 pari, do ta shpaguaj dyfish fajin e tyre dhe mëkatin e tyre, se e përdhosën tokën time me kufomat e idhujve tyre dhe e mbushën trashëgiminë time me pështirësitë e tyre».
19 O Zot, forca ime e mburoja ime, streha ime ditën e ngushticës, te ti do vijnë kombet nga skajet e dheut e do thonë: «Etërit tanë zotëronin veçse mashtrim e kotësi nuk kanë vlerë».
20 A mund bëjë njeriu Perëndi për vete? E, pra, ata nuk janë Perëndi.
21 Prandaj, ja, do t'ua bëj ditur këtë herë dorën time e fuqinë time dhe do ta marrin vesh se Zot është emri im.