James 4AL1

1Nga vijnë luftrat e grindjet mes jush? A nuk vijnë nga epshet që luftojnë në gjymtyrët tuaja?

2Ju lakmoni, por nuk keni. Pastaj vrisni e keni smirë, por gjë nuk fitoni. Grindeni e luftoni, por nuk keni, se nuk kërkoni nga Perëndia.

3Kërkoni e nuk merrni, sepse kërkoni me qëllim të keq, që t'i përdorni për epshet tuaja.

4O njerëz të pafe! A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai që dëshiron të jetë mik me botën, bëhet armik me Perëndinë.

5Mos vallë pandehni se Shkrimi thotë më kot se shpirti i vendosur nga Perëndia brenda nesh, priret drejt smirës?

6Por, Perëndia na jep edhe më shumë hir, prandaj thuhet: Perëndia u kundërvihet krenarëve, ndërsa të përulurve u jep hir.

7Nënshtrojuni Perëndisë, ndërsa djallin kundërshtojeni dhe ai do të largohet nga ju.

8Afrojuni Perëndisë dhe ai do t'ju afrohet. Pastroni duart, o mëkatarë, dhe pastroni zemrat, o njerëz me dy mendje!

9Pikëllohuni, vajtoni e qani! E qeshura juaj të kthehet në vajtim dhe gëzimi në trishtim.

10Përuluni para Zotit dhe ai do t'ju lartësojë.

11Mos flisni keq për njëri-tjetrin, o vëllezër! Ai që flet keq për vëllanë apo e gjykon atë, flet keq për ligjin dhe e gjykon atë ligj. Nëse gjykon ligjin, nuk je zbatues i këtij ligji, por gjykues i tij.

12Vetëm njëri është ligjvënësi dhe gjykuesi, ai që mund të shpëtojë apo të çojë në humbje. Po ti, kush je që gjykon të afërtin?

13Dhe tani më dëgjoni ju që thoni: «Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, do të rrimë atje një vit, do të bëjmë tregti e do të fitojmë».

14Ju nuk e dini si do të jetë e nesërmja dhe se çfarë është jeta juaj. Ajo është si avulli që duket për pak kohë dhe pastaj zhduket.

15Në vend që të thoni: «Në dashtë Zoti dhe në qofshim gjallë, do të bëjmë këtë apo atë gjë»,

16ju mburreni me krenari. Çdo mburrje e tillë është e ligë.

17Ai që di të bëjë të mirën e nuk e bën, bën mëkat.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for James 4.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.