Isaiah 18AL1

1Mjerë ti, o tokë me flatra zukatëse, përtej lumenjve të Kushit,

2që nëpër det dërgon lajmëtarë. Lundrojnë ata me lundra xunkthi. Shkoni shpejt, o lajmëtarë, drejt popullit shtatlartë e lëkurëbutë, drejt popullit që ia kanë frikën këtu e kudo, popull shumë i fortë e ngadhënjimtar që tokën lumenjtë ia çajnë.

3Të gjithë ju, o banorë të botës, e ju që mbi tokë banoni, kur të jetë ngritur flamuri mbi male, shikoni, kur të dëgjohet tingulli i borisë, dëgjoni!

4Se kështu më tha Zoti: «I qetë do të vrojtoj nga banesa ime, si i nxehti verbues në dritë, porsi reja e vesës në vapën e korrjes».

5Se para korrjes, sapo të ketë mbaruar lulëzimi e vilet e rrushit të jenë pjekur mirë, me kizë do t'ia presë shermendet, do t'ia këpusë lastarët e do t'ia flakë.

6Të gjithë do t'u lihen shpendëve të malit, do t'u lihen egërsirave të tokës. Në vendin e tyre do ta kalojnë verën grabitqarët, egërsirat e tokës do të kalojnë dimrin.

7Do t'i sjellin në atë kohë Zotit të ushtrive dhurata prej një populli shtatlartë e lëkurëbutë, prej një populli që ia kanë frikën këtu e kudo, popull shumë i fortë e ngadhënjimtar që tokën lumenjtë ia çajnë. Do t'ia sjellin në vendin e emrit të Zotit të ushtrive, në malin e Sionit.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Isaiah 18.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.