1Atë ditë do të thuash: «Të falënderoj, o Zot, ty që ishe i zemëruar me mua, se zemërimi yt ndaj meje u qetësua e ti më ngushëllove.
2Ja, Perëndia është shpëtimi im, besoj e nuk kam frikë. Fuqia ime e forca ime është Zoti, Zoti është shpëtimi im.
3Me gëzim do të mbushni ujë prej burimeve të shpëtimit».
4Atë ditë do të thoni: «Falënderoni Zotin, thërrisni emrin e tij, shpallni ndër popuj veprat e tij, kumtoni madhështinë e emrit të tij!
5Këndojini Zotit, se ka bërë mrekulli, le ta marrë vesh toka mbarë!
6Ngazëlleni e dëfreni, o banorë të Sionit, se i madh është mes jush i shenjti i Izraelit».