Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Habakkuk 3

:
Albanian - AL1
1 Lutja vajtuese e profetit Habakuk.
2 «O Zot, dëgjova ç'thuhet për ty, bëmat e tua tmerrojnë, o Zot. Përtëriji ato vitet tona, vitet tona bëji ditura. Kur zemërohesh, mëshirën kujto.
3 Perëndia vjen prej Temanit, i Shenjti prej malit Paran. Madhështia e tij mbulon qiejt, lavdia e tij mbush tokën.
4 Porsi drita shkëlqen, rreze duart e tij lëshojnë e atje fshihet fuqia e tij.
5 Murtaja i paraprin, lëngata ndjek hapat e tij.
6 Ai qëndron e toka trandet, hedh vështrimin e kombet dridhen, malet e moçme treten, kodrat e përjetshme përulen, udhët e amshuara janë tij.
7 Tendat e Kushanit i pashë mjerim, pëlhurat e tendave Midianit fërfërijnë.
8 A u zemërove, o Zot, me lumenjtë? A me lumenjtë u ndez tërbimi yt? A me detin u hidhërove, po kalëron mbi kuaj, mbi karrocat ngadhënjyese?
9 E zhvesh harkun, e bën gati, shigjetat i ngjesh kukurë. Me lumenj e ndan tokën.
10 Malet shohin e përpëliten, shtrëngata shpërthen, humnera lëshon britmën e lart duart i ngre.
11 Shtangen dielli e hëna qiell prej dritës shigjetave tua fluturuese, prej shkëlqimit heshtës tënde flakëruese.
12 Marshon mbi tokë plot furi, kombet i shtyp i zemëruar.
13 Del, popullin tënd shpëtosh, shpëtosh vajosurin tënd. Kryet e shtëpisë ia shembe mbrapshtit, e zhveshe nga themeli deri majë.
14 Me heshtën e vet e shpove kreun e ushtarëve furishëm mësynë për degdisur e thërrasin si babëzitur, për përpirë mjerin fshihet.
15 E shkele detin me kuajt e tu dhe deti i madh shkumëzon.
16 E dëgjova e barku m'u trazua, buzët m'u drodhën prej zërit, kalbësira m'i kaploi eshtrat e këmbët zunë dridhen. Por, i qetë do pres për fatkeqësinë do ta zërë popullin po na sulmon.
17 Ndonëse fiku nuk do lulëzojë, hardhia fryt nuk do japë, mundi i ullirit do zhbëhet, arat nuk do prodhojnë ushqim, dhentë do mungojnë nëpër vatha, e stallat nuk do kenë qe,
18 unë Zotit do t'i ngazëllehem, do gëzohem me Perëndinë, shpëtimtarin tim.
19 Zoti, Zoti im, është fuqia ime, m'i bën këmbët si drerit, vende larta bën eci». Mjeshtrit korit. Për vegla me korda.