Genesis 36AL1

1Këta janë pasardhësit e Esaut që quhet edhe Edom:

2Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanit. Ai mori Adën, bijën e Elon Hititit, Oholibamën, bijën e Anahut, mbesën e Cibeon Hivitit

3dhe Basematën, bijën e Ishmaelit, motrën e Nebajotit.

4Ada i lindi Esaut Elifazin. Basemata lindi Reuelin.

5Oholibama lindi Jeushin, Jalamin e Korahun. Këta qenë bijtë e Esaut që i lindën në tokën e Kanaanit.

6Atëherë Esau mori me vete gratë e tij, bijtë e bijat, gjithë njerëzit e shtëpisë, gjithë bagëtitë e kafshët, gjithë pasurinë që kishte grumbulluar në tokën e Kanaanit e shkoi në një vend tjetër që të ishte larg të vëllait, Jakobit.

7Pasuria e tyre ishte aq e madhe sa nuk mund të jetonin më bashkë dhe vendi ku banonin nuk i zinte për shkak të bagëtive.

8Kështu, Esau, që quhet edhe Edom, banoi në malin e Seirit.

9Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomit, në malin e Seirit.

10Këta janë emrat e bijve të tij: Elifazi, biri i Adës, gruas së tij, Reueli, biri i Basematës, gruas së tij.

11Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Cefoi, Gatami e Kenazi.

12Timna ishte shemra e Elifazit, birit të Esaut. Ajo i lindi Amalekun. Këta janë bijtë e Adës, gruas së Esaut.

13Bijtë e Reuelit janë Nahati, Zerahu, Shamahu e Mizahu. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut.

14Bijtë që gruaja e Esaut, Oholibama, e bija e Anahut, mbesa e Cibeonit, i lindi atij, janë Jeushi, Jalami e Korahu.

15Këta janë prijësit e bijve të Esaut. Këta janë bijtë e Elifazit, të parëlindurit të Esaut: prijësi Teman, prijësi Omar, prijësi Cefo, prijësi Kenaz,

16prijësi Korah, prijësi Gatam e prijësi Amalek. Këta janë prijësit e Elifazit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Adës.

17Këta janë bijtë e Reuelit, birit të Esaut: prijësi Nahat, prijësi Zerah, prijësi Shamah e prijësi Mizah. Këta janë prijësit e Reuelit në tokën e Edomit. Këta janë bijtë e Basematës, gruas së Esaut.

18Këta janë bijtë e Oholibamës, gruas së Esaut: prijësi Jeush, prijësi Jalam e prijësi Korah. Këta janë prijësit e Oholibamës, gruas së Esaut, të bijës së Anahut.

19Këta janë bijtë e Esaut e prijësit e tyre. Ky është Edomi.

20Këta janë bijtë e Seir Horitit. Ata janë banorët e Lotanit, Shobalit, Cibeonit, Anahut,

21Dishonit, Ecerit e Dishanit. Këta janë prijësit e horitëve, bijtë e Seirit, në tokën e Edomit.

22Bijtë e Lotanit ishin Horiu e Hemami. Motra e Lotanit ishte Timna.

23Këta janë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Shefoi e Onami.

24Bijtë e Cibeonit janë Ajahu e Anahu. Anahu është ai që gjeti në shkretëtirë burime ujërash të ngrohta kur po kulloste gomarët e të atit.

25Këta janë fëmijët e Anahut: Dishoni e Oholibama, bija e Anahut.

26Këta janë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Itrani e Kerani.

27Këta janë bijtë e Ecerit: Bilhani, Zavani e Akani.

28Këta janë bijtë e Dishanit: Uci e Arani.

29Këta janë prijësit e horitëve: prijësi Lotan, prijësi Shobal, prijësi Cibeon, prijësi Anah,

30prijësi Dishon, prijësi Ecer e prijësi Dishan. Këta janë prijësit e horitëve sipas fiseve të tyre në tokën e Seirit.

31Këta janë mbretërit që mbretëruan në tokën e Edomit para se bijtë e Izraelit të kishin ndonjë mbret:

32Belai, biri i Beorit, që mbretëroi në Edom. Qyteti i tij quhej Dinhabah.

33Belai vdiq e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zerahut nga Bocrahu.

34Edhe Jobabi vdiq e në vend të tij mbretëroi Hushami nga toka e temanitëve.

35Edhe Hushami vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi, biri i Bedadit. Ai i mposhti midianitët në fushën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit.

36Edhe Hadadi vdiq e në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masrekahu.

37Edhe Samlahu vdiq e në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehoboti i Eufratit.

38Edhe Sauli vdiq e në vend të tij mbretëroi Baal Hanani, biri i Akborit.

39Edhe Baal Hanani, biri i Akborit, vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadari. Qyteti i tij quhej Pau e gruaja e tij quhej Mehetabelë, bija e Matredës, të bijës së Mezahabit.

40Këta janë emrat e prijësve të Esaut sipas fiseve, vendeve dhe emrave të tyre: prijësi Timna, prijësi Alvah, prijësi Jetet,

41prijësi Oholibamah, prijësi Elah, prijësi Pinon,

42prijësi Kenaz, prijësi Teman, prijësi Mibcar,

43prijësi Magdiel e prijësi Iram. Këta janë prijësit e Edomit sipas vendbanimeve në tokën që zotëronin. Ky është Esau, ati i Edomit.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Genesis 36.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.