Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ezekiel 44

:
Albanian - AL1
1 Pastaj çoi te dera e shenjtërores me pamje nga lindja. Ajo ishte e mbyllur.
2 Atëherë Zoti tha: «Kjo derë duhet mbetet e mbyllur. Nuk duhet hapur dhe askush nuk duhet hyjë përmes saj, sepse Zoti, Perëndia i Izraelit ka hyrë përmes saj, prandaj duhet mbetet e mbyllur.
3 Vetëm princi, ai mund ulet për ngrënë bukën para Zotit. Ai do hyjë nga portiku i portës e do dalë atë drejtim».
4 Pastaj çoi te porta veriore kundruall tempullit. Unë pashë dhe, ja, lavdia e Zotit e kishte mbushur tempullin e Zotit. Atëherë rashë përmbys.
5 Pastaj Zoti tha: «Bir i njeriut, vëri mendjen, shiko me sytë e tu dhe dëgjo me veshët e tu gjithçka do tregoj për gjitha rregullat e tempullit Zotit dhe për gjitha ligjet e tij. Vëri mendjen hyrjes tempullit dhe gjitha daljeve shenjtërores.
6 Pastaj do t'i thuash shtëpisë kryeneçe Izraelit se kështu thotë Zoti im, Zoti: shumta qenë pështirësitë e tua, o shtëpia e Izraelit,
7 se keni futur huajt, parrethprerë zemër e mish, rrinin shenjtëroren time, ta përdhosnin tempullin tim, ku kushtonit për ushqim dhjamin e gjakun. gjitha pështirësitë tuaja e thyen besëlidhjen time.
8 Nuk u kujdesët t'i ruanit gjërat e mia shenjta, por caktuat tjerët ta merrnin nën kujdes për ju rojtarinë e shenjtërores sime.
9 Kështu thotë Zoti im, Zoti: asnjë i huaj i parrethprerë zemër dhe i parrethprerë mish nuk do hyjë shenjtëroren time. Asnjë nga gjithë huajt gjenden mes bijve Izraelit.
10 Edhe levitët, u larguan prej meje kur izraelitët e lanë rrugën time dhe ndoqën idhujt e tyre, do heqin për fajin e vet.
11 Do jenë shërbestarë shenjtëroren time. Do mbikëqyrin portat e tempullit dhe do jenë shërbestarë tempullit. Ata do t'i therin flitë e shkrumbimit dhe flitë për popullin. Ata do qëndrojnë para popullit, për t'u shërbyer.
12 Meqë u kanë shërbyer atyre, prani idhujve vet, dhe janë bërë shkas faji për shtëpinë e Izraelit, jam betuar për ta, kumton Zoti im, Zoti, se do heqin për fajin e vet.
13 Nuk do afrohen tek unë, për shërbyer si priftërinj, për qenë afër me gjërat e shenjta dhe tejetshenjtat, por do ngarkohen me turpin e vet dhe pështirësitë kanë bërë.
14 Do t'ua atyre nën kujdes rojtarinë e tempullit, për t'i shërbyer atij gjithçka e për gjithçka duhet bërë të.
15 Por, priftërinjtë levitë, bij Cadokut, u kujdesën për rojtarinë e shenjtërores sime kur bijtë e Izraelit e lanë rrugën time, do afrohen tek unë për shërbyer dhe do qëndrojnë para meje për kushtuar dhjamin dhe gjakun, kumton Zoti im, Zoti.
16 Ata do hyjnë shenjtëroren time dhe do t'i afrohen tryezës sime për shërbyer. Ata do ta mbajnë shërbestarinë time.
17 Kur hyjnë nëpër dyert e tremes brendshme, do vishen me petka liri. Nuk do hedhin përsipër petka prej leshi kur shërbejnë te portat e tremes brendshme dhe tempull.
18 Do mbajnë kokë kësula linjta dhe do t'i ngjeshin ijët me brendshme linjta. Nuk do ngjishen me petka shkaktojnë djersitje.
19 Kur dalin tremen e jashtme te njerëzit, do t'i heqin petkat me cilat kanë shërbyer, do t'i lënë dhomat e shenjtërores dhe do vishen me petkat e tjera, për mos e shenjtëruar popullin me petkat e tyre.
20 Nuk do ta rruajnë kokën e nuk do t'i rrisin flokët, por do t'i qethin kokat.
21 Asnjë prift nuk do pijë verë kur hyjë tremen e brendshme.
22 Nuk do marrin për grua ndonjë ve, as ndonjë ndarë, por vetëm ndonjë vashë nga farefisi i Izraelit. Megjithatë, venë e ndonjë prifti mund ta marrin.
23 Do t'i mësojnë popullit tim gjërat e shenjta dhe rëndomtat. Do t'i tregojnë çfarë është e pastër dhe çfarë është e papastër.
24 ndonjë rragatje ata do sillen si gjyqtarë, duke gjykuar sipas vendimeve mia. Do mbajnë ligjet dhe rregullat e mia gjitha festat e mia. Edhe shtunat e mia do t'i shenjtërojnë.
25 Nuk do shkojnë te njerëzit e vdekur, mos bëhen papastër, por për atin, për nënën, për birin, për bijën, për vëllanë dhe për motrën pa burrë mund bëhen papastër.
26 Pasi jetë pastruar, do t'i numërojnë shtatë ditë
27 dhe, kur hyjë vendin e shenjtë, tremen e brendshme, për shërbyer shenjtërore, do kushtojë për vete flinë për mëkatin, kumton Zoti im, Zoti.
28 Ata nuk do kenë trashëgimi. Unë jam trashëgimia e tyre. Nuk do t'u jepet pronë Izrael. Unë jam prona e tyre.
29 Do kenë për ushqim flinë e drithit, flinë për mëkatin, flinë për fajin dhe gjithçka kushtohet Izrael do jetë e tyrja.
30 Pjesa e mirë e gjitha lashtave çdo lloji, çdo kushtim i çdo lloj kushtimi tuaj do t'u përkasë priftërinjve. Do t'u jepni priftërinjve edhe miellin mirë, bekimi prehet shtëpinë tuaj.
31 Priftërinjtë nuk do hanë asnjë kërmë apo coftinë zogjsh apo kafshësh».