Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ezekiel 4

:
Albanian - AL1
1 «E ti, bir njeriu, merr një tullë, vëre para vetes dhe gdhend qytetin e Jerusalemit.
2 Vër rrethimin kundër tij, ndërto një ledh kundër tij e ngri prita kundër tij. Rreshto fushimet kundër tij e vëri desh përreth.
3 Pastaj merr një pllakë hekuri dhe vendose si mur hekuri ndërmjet teje dhe qytetit. Ktheje shikimin drejt tij e ai do jetë i rrethuar. Vëri rrethimin e le jetë kjo një shenjë për shtëpinë e Izraelit.
4 Pastaj shtrihu brinjën e majtë dhe vendos mbi ligësinë e shtëpisë Izraelit. Për sa ditë rrish shtrirë të, do ta mbartësh ligësinë e tyre.
5 Unë po caktoj kohën e ligësisë tyre: për treqind e nëntëdhjetë ditë do ta mbartësh ligësinë e shtëpisë Izraelit.
6 Pasi t'i kryesh këto, do shtrihesh për dyti brinjën e djathë e do mbartësh ligësinë e shtëpisë Judës për dyzet ditë. Po caktoj nga një ditë për çdo vit.
7 Ktheje shikimin drejt rrethimit Jerusalemit, mbaje krahun përveshur e profetizo kundër tij.
8 Dhe, ja, do hedh mbi ty litarët, mos kthehesh as nga njëra anë, as nga tjetra, derisa t'i sosësh ditët e rrethimit tënd.
9 Merr grurë, elb, bathë, thjerrëza, mel e thekër, vëri një enë, bëj bukë me to për vete dhe haje gjatë ditëve do rrish shtrirë brinjë, treqind e nëntëdhjetë ditë.
10 Bukën do hash, do ta hash me masë, çdo ditë nga dyqind e tetëdhjetë gramë ditë.
11 Edhe ujin do ta pish me masë. Do pish çdo ditë nga një litër.
12 Bukën do ta hash si kulaç elbi, pasi ta kesh pjekur para tyre mbi grumbuj jashtëqitjesh njerëzore».
13 Pastaj Zoti tha: «Ashtu do ta hanë bijtë e Izraelit bukën e tyre papastër mes kombeve ku do t'i shpërndaj».
14 Atëherë unë i thashë: «Ah, Zoti im, o Zot, ja, unë nuk jam ndyrë kurrë dhe nga rinia ime e deri tani nuk kam ngrënë cofëtina, as kam vënë gojë mish papastër».
15 E ai tha: «Shiko, vend jashtëqitjes njerëzore, po jap bajga gjedhësh, ta pjekësh mbi to bukën tënde».
16 Pastaj tha: «Bir njeriu, ja, po ia thyej Jerusalemit enën e bukës. Do hanë bukë me masë e me ankth dhe do pinë ujë me masë e me tmerr,
17 që, nga mungesa e bukës dhe ujit, tmerrohen me njëri-tjetrin e qelben ligësinë e vet».