Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ezekiel 25

:
Albanian - AL1
1 Fjala e Zotit m'u drejtua e tha:
2 «Bir i njeriut, drejtohu drejt bijve Amonit dhe profetizo kundër tyre.
3 Thuaju bijve Amonit: dëgjojeni fjalën e Zotit tim, Zotit. Kështu thotë Zoti im, Zoti: meqë ti the “sa mirë!”, për shenjtëroren time u përdhos, për dheun e Izraelit kur u shkretua dhe për shtëpinë e Judës kur u shpërngul,
4 për këtë, ja, po dorëzoj pronësi te njerëzit e lindjes. Ata do vendosin te ti fushimet e veta dhe do vënë banesat te ti. Frytet e tua do t'i hanë ata dhe qumështin tënd do ta pinë ata.
5 Rabahun do ta bëj kullotë për devetë dhe qytetet e Amonit vathë delesh. Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti.
6 Se kështu thotë Zoti im, Zoti: meqë trokite duart, përplase këmbët dhe u gëzove me shpirt me tërë qesëndinë tënde për dheun e Izraelit,
7 për këtë, ja, unë e zgjata dorën kundër teje e do dorëzoj te kombet si plaçkë. Do zhduk nga popujt e do shfaros nga vendet. Do shkatërroj e do ta marrësh vesh se unë jam Zoti ».
8 Kështu thotë Zoti im, Zoti: «Meqë Moabi e Seiri thanë: “Ja, shtëpia e Judës është si gjitha kombet”,
9 për këtë, ja, do t'ia çaj shpatullën Moabit, do ta brenda kufijve tij pa qytete, pa qytetet janë stolia e dheut: Bet Jeshimoti, Baal Meoni e Kirjataimi.
10 Do t'ua jap pronë bijve lindjes, siç u dhashë amonitët, amonitët mos kujtoheshin ndër kombe.
11 Do ta kryej gjykimin Moab e ata do ta marrin vesh se unë jam Zoti ».
12 Kështu thotë Zoti im, Zoti: «Meqë Edomi u hakmor vetë ndaj shtëpisë Judës dhe u ngarkua me faj madh, duke u hakmarrë kundër tyre,
13 për këtë, kështu thotë Zoti im, Zoti: do ta shtrij dorën kundër Edomit, do shfaros njerëz e kafshë dhe do ta kthej shkretëtirë. Nga Temani deri Dedan do bien prej shpatës.
14 Do kryej hakmarrjen time kundër Edomit me anë popullit tim, Izraelit, do veprojë me Edomin sipas zemërimit tim e sipas hidhërimit tim. Atëherë do ta njohin hakmarrjen time, kumton Zoti im, Zoti ».
15 Kështu thotë Zoti im, Zoti: «Meqë filistinët vepruan me hakmarrje dhe morën hak me përçmim shpirt, për shkatërruar me armiqësi përhershme,
16 për këtë, kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, po e shtrij dorën kundër filistinëve. Do t'i shfaros keretitët dhe do ta rrënoj pjesën tjetër bregdetit.
17 Do kryej hakmarrjen e madhe kundër tyre me ndëshkime furishme dhe ata do ta marrin vesh se unë jam Zoti pasi ta kem zbrazur kundër tyre zemërimin tim».