Ezekiel 19AL1

1Tani ti lësho vajtimin për prijësit e Izraelit

2e thuaj: «Çfarë ishte nëna jote? Luaneshë mes luanësh ulur. Mes këlyshëve të luanëve këlyshët e vet i mëkonte.

3Njërin prej këlyshëve e rriti e ai u bë luan. Mësoi të zinte prenë e njerëz përpiu.

4Por kombet dëgjuan për të e në gropën e tyre u zu, pastaj me vargonj e çuan në dheun e Egjiptit.

5Kur ajo pa se po priste e po shpresonte më kot, mori një tjetër këlysh dhe e bëri luan.

6Ai endej ndër luanë, kur u bë luan, mësoi të zinte pre e njerëz përpiu.

7Shkoi me të vejat, qytetet rrënoi, vendi e gjithë ç'kish në të prej ulërimës së tij tronditej.

8Pastaj e sulmuan kombet nga krahinat përreth, rrjetën mbi të e hodhën e ra në gropën e tyre.

9Me pranga e shtinë në kafaz, mbretit të Babilonisë ia çuan, brenda në burg e ndrynë, që në malet e Izraelit zëri më të mos i ndihej.

10Nëna jote porsi hardhi mbjellë buzë ujit, plot fryte e kurorëplotë falë ujit të shumtë.

11Degët të forta i kishte për skeptra mbretërish, spikaste shtati i saj në mes të degëzimeve, binte në sy, se ishte e lartë, se degët të begata i kishte.

12Por me zemërim u shkul, përdhe u përplas, ia thau frytet era e lindjes, u këputën e u thanë dhe trungun e fortë zjarri e përpiu.

13E tani është mbjellë në shkretëtirë, në një tokë të thatë e të etur.

14Një zjarr doli nga një degë e saj, filizat e frytin ia dogji, s'ka mbetur në të një filiz i fortë për skeptër sundimtari». Ky është vajtim e duhet të shërbejë si vajtim.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Ezekiel 19.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.