Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Exodus 31

:
Albanian - AL1
1 Zoti i tha Moisiut:
2 «Ja, me emër e thirra Becalelin, birin e Uriut, nipin e Hurit, prej fisit Judës.
3 E mbusha me shpirtin e Perëndisë, me urti, me dituri, me njohuri dhe me çdo lloj mjeshtërie,
4 mbikëqyrë punimet e arit, argjendit dhe bronzit,
5 gdhendë drurët dhe gurët duhen dhe bëjë çdo gjë.
6 Kam caktuar gjithashtu Oholiabin, birin e Ahisamakut, prej fisit Danit, ta ndihmojë. gjithë mjeshtrave u kam dhënë urtinë për bërë gjithçka urdhërova:
7 tendën e takimit, arkën e dëshmisë me pajtimoren mbi të, tërë pajisjet e tendës,
8 tryezën me enët përkatëse, shandanin e pastër me enët përkatëse, altarin e temjanit,
9 altarin e flive shkrumbimit me enët përkatëse, legenin me bazën,
10 rrobat e endura, rrobat e shenjta priftit Aron, rrobat priftërore bijve tij,
11 vajin e vajosjes dhe temjanin erëkëndshëm për shenjtëroren. Ata do t'i bëjnë ashtu siç urdhërova».
12 Zoti i tha Moisiut:
13 «Thuaju izraelitëve: “Tregoni kujdes mbani shtunën time, sepse ajo është shenjë mes meje dhe jush, brez pas brezi, ta dini se unë, Zoti, ju shenjtëroj.
14 Mbajeni shtunën, sepse është e shenjtë për ju. Kush e përdhos, dënohet me vdekje. Kush punon atë ditë, zhbihet prej popullit.
15 Gjashtë ditë do punohet, por dita e shtatë do jetë e shtunë, një pushim i shenjtë për nder Zotit. Kush bën punë shtunën, dënohet me vdekje.
16 Prandaj izraelitët ta mbajnë e ta kremtojnë shtunën brez pas brezi, si një besëlidhje përjetshme.
17 Ajo është shenjë e përjetshme mes meje dhe izraelitëve, sepse gjashtë ditë Zoti bëri qiellin e tokën, por ditën e shtatë pushoi dhe u çlodh”».
18 Kur mbaroi foluri me Moisiun malin e Sinait, Zoti i dha dy rrasat e dëshmisë, rrasat e gurit, shkruara nga vetë dora e Perëndisë.