Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Exodus 2

:
Albanian - AL1
1 Një burrë prej shtëpisë Levit shkoi e mori për grua një nga fisi i vet.
2 Ajo mbeti shtatzënë dhe lindi djalë. Kur pa sa i mirë ishte, e fshehu foshnjën për tre muaj.
3 Por, ngaqë nuk e mbante dot fshehur, mori një shportë xunkthi, e leu me bitum e katran dhe vuri foshnjën të. Pastaj e vendosi shportën mes kallamishteve buzë lumit Nil.
4 E motra e foshnjës qëndroi pak larg shihte se çfarë do t'i ndodhte.
5 Atëherë bija e faraonit erdhi për t'u larë lumë kur shërbëtoret e saj po shëtisnin buzë lumit. Pa shportën mes kallamishteve dhe dërgoi shërbëtoren ta merrte.
6 Kur hapi shportën, pa djalin. Dhe ja, djali po qante. Iu dhimbs e tha: «Qenka foshnjë hebreje!».
7 Atëherë motra e foshnjës i tha bijës faraonit: «A shkoj e thërras një mëndeshë hebreje ta ushqejë foshnjën?».
8 Ajo iu përgjigj: «Shko!» dhe vajza shkoi e thirri ëmën e foshnjës.
9 Pastaj bija e faraonit i tha: «Merre këtë foshnjë e mënde dhe unë do paguaj!». Gruaja e mori foshnjën dhe e mëndi.
10 Kur djali u rrit, ia solli bijës faraonit. Ajo e birësoi dhe e quajti Moisi, sepse tha: «E nxora nga uji!».
11 Moisiu u rrit. Një ditë ai shkoi te vëllezërit e vet dhe pa punën e rëndë bënin. Aty pa një egjiptian po rrihte një hebre, një nga vëllezërit e tij.
12 Moisiu vështroi andej-këtej dhe, kur pa s'kishte njeri, e vrau egjiptianin dhe ia fshehu trupin rërë.
13 Kur doli nesërmen, pa dy hebrenj po ziheshin. Atëherë i tha fajtorit: «Përse e rreh shokun tënd?».
14 Ai i tha: «Kush caktoi ty prijës e gjykatës mbi ne? A ke ndër mend vrasësh sikurse vrave egjiptianin?». Moisiun e kapi frika e tha: «Me vërtetë qenka marrë vesh se ç'bëra».
15 Kur e mori vesh se ç'kishte bërë Moisiu, faraoni deshi ta vriste. Moisiu iku prej tij dhe banoi tokën e Midianit. Aty u ul pranë një pusi.
16 Prifti i Midianit kishte shtatë bija. Ato erdhën, nxorën ujë dhe mbushën koritë t'u jepnin për pirë dhenve atit tyre.
17 Pastaj erdhën disa barinj dhe i dëbuan vajzat. Por Moisiu u ngrit, u erdhi ndihmë vajzave e u dha ujë dhenve tyre.
18 Kur vajzat u kthyen tek i ati, Reueli, ai u tha: «Përse u kthyet kaq shpejt sot?».
19 Ato i thanë: «Një egjiptian na shpëtoi prej barinjve, madje na nxori edhe ujë për dhentë».
20 Ai u tha: «Po ai ku është? Përse e latë mbrapa? Thirreni hajë bukë!».
21 Moisiut i pëlqeu banojë me këtë njeri dhe ai i dha për grua bijën e tij, Seforën.
22 Ajo lindi djalë dhe Moisiu e quajti Gershom, sepse tha: «Jam i ardhur dhe huaj!».
23 Pas një kohe gjatë vdiq mbreti i Egjiptit. Izraelitët ende rënkonin nën skllavëri dhe klithën për ndihmë. Klithma e tyre për shpëtim nga skllavëria arriti te Perëndia.
24 Perëndia e dëgjoi rënkimin e tyre dhe u kujtua për besëlidhjen e tij me Abrahamin, me Isakun e me Jakobin.
25 Perëndia i pa izraelitët dhe u kujdes për ta.