Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Exodus 18

:
Albanian - AL1
1 Jetri, prifti i Midianit, vjehrri i Moisiut, dëgjoi për gjithçka kishte bërë Perëndia për Moisiun e Izraelin, popullin e tij, dhe sesi Zoti e kishte nxjerrë nga Egjipti.
2 Atëherë ai mori me vete Seforën, gruan e Moisiut, Moisiu e kishte dërguar tek i ati,
3 bashkë me dy bijtë e saj. Njëri quhej Gershom, se Moisiu kishte thënë: «Jam i ardhur dhe huaj!»,
4 ndërsa tjetri quhej Eliezer, se kishte thënë: «Perëndia i atit tim është ndihma ime! Ai shpëtoi nga shpata e faraonit».
5 Jetri, vjehrri i Moisiut, bashkë me shoqen e Moisiut dhe bijtë e tij, shkoi te Moisiu shkretëtirë, te vendi ku ai po fushonte, pranë malit Perëndisë.
6 Ai i çoi fjalë: «Jetri, vjehrri yt, po vjen te ti bashkë me gruan tënde dhe me dy bijtë e saj».
7 Moisiu doli për takuar vjehrrin. Iu përkul me nderim, e puthi dhe pasi përshëndetën njëri-tjetrin hynë tendë.
8 Moisiu i tregoi vjehrrit gjithçka Zoti i bëri faraonit dhe Egjiptit për hir Izraelit. Ai i tregoi për tërë vështirësitë kishin hasur rrugës dhe sesi Zoti i kishte shpëtuar.
9 Jetri u gëzua për tërë mirat Zoti kishte bërë për Izraelin duke e çliruar nga dora e egjiptianëve.
10 Atëherë ai tha: «Bekuar qoftë Zoti, ju çliroi nga dora e egjiptianëve dhe nga dora e faraonit, e çliroi popullin nga kthetrat e Egjiptit.
11 Tani e di se Zoti është i madh se tërë perënditë e tjerë, sepse e tregoi kur egjiptianët u sollën me kryeneçësi kundër popullit tij».
12 Pastaj Jetri, vjehrri i Moisiut, kushtoi fli shkrumbimi dhe flijime për Perëndinë. Aroni dhe tërë pleqtë e Izraelit erdhën për ngrënë bashkë me vjehrrin e Moisiut prani Perëndisë.
13 nesërmen, Moisiu u ul për gjykuar popullin. Populli qëndronte para tij nga mëngjesi deri mbrëmje.
14 Kur Jetri pa gjithçka Moisiu bënte për popullin, i tha: «Çfarë po i bën kështu popullit? Përse ulesh e gjykon i vetëm, ndërkohë tërë populli qëndron para teje nga mëngjesi deri mbrëmje?».
15 Moisiu iu përgjigj vjehrrit: «Se populli vjen tek unë për marrë këshilla prej Perëndisë.
16 Kur ka mosmarrëveshje, ata vijnë tek unë t'i gjykoj dhe t'u mësoj rregullat dhe ligjet e Perëndisë».
17 Por i vjehrri i tha: «Nuk e ke mirë punën!
18 Do rraskapitesh si ti, ashtu edhe populli. Kjo punë është tepër e rëndë për ty. Nuk e bën dot vetëm.
19 dëgjo! Unë po këshilloj kështu dhe Perëndia e bëftë mbarë: ti përfaqëso popullin para Perëndisë dhe paraqiti çështjet para tij.
20 Mësoju rregullat dhe ligjet. Bëju ditur udhën, cilën duhet ecin dhe veprat duhet bëjnë.
21 Por, zgjidh nga populli disa njerëz aftë, e druajnë Perëndinë, njerëz besuar dhe e urrejnë përfitimin e padrejtë. Vendosi krye popullit si prijës një mijë, njëqind, pesëdhjetë dhe dhjetë vetëve.
22 Ata ta gjykojnë popullin çdo kohë. Çështjet e rënda t'i paraqesin ty, ndërsa ato rëndomtat t'i gjykojnë vetë. Kështu, barra do lehtësohet, se do ta ndash me tjerë.
23 Nëse vepron kështu dhe Perëndia e miraton, atëherë do t'i bësh ballë punës dhe gjithë ky popull do kthehet shtëpi i kënaqur».
24 Moisiu e dëgjoi fjalën e vjehrrit dhe bëri siç i tha ai.
25 Zgjodhi prej popullit Izraelit njerëz aftë dhe i vuri krye popullit si prijës një mijë, njëqind, pesëdhjetë dhe dhjetë vetave.
26 Ata e gjykonin popullin çdo kohë. Çështjet e rënda ia paraqitnin Moisiut, ndërsa ato rëndomtat i gjykonin vetë.
27 Pastaj Moisiu e përcolli vjehrrin dhe ai shkoi vendin e vet.