Esther 7AL1

1Hamani dhe mbreti shkuan në gostinë e mbretëreshës Ester.

2Edhe ditën e dytë, kur po pihej verë, mbreti i tha Esterës: «Cila është kërkesa jote, mbretëresha Ester, se do të të plotësohet? Çfarë dëshire ke? Deri edhe gjysma e mbretërisë do të të jepet».

3Mbretëresha Ester u përgjigj: «Nëse kam gjetur hir para syve të tu, o mbret, e nëse i pëlqen mbretit, le të më falet jeta mua, sipas lutjes sime, e popullit tim, sipas kërkesës sime,

4sepse unë dhe populli im jemi shitur për t'u shfarosur, për t'u vrarë e për t'u rrënuar. Po të ishim shitur për t'u bërë skllevër e skllave, do të kisha heshtur, se s'do të ishte brengë për të trazuar mbretin».

5Atëherë mbreti Kserks i tha mbretëreshës Ester: «Kush është e ku është ai që ia bën zemra të veprojë kështu?».

6Estera u përgjigj: «Një njeri kundërshtar e armik, Hamani i lig». Hamani u tmerrua para mbretit e mbretëreshës.

7Mbreti e la verën, u ngrit i zemëruar e doli në kopshtin e pallatit, ndërsa Hamani ndenji për t'iu lutur mbretëreshës Ester që t'i falej jeta, sepse e pa se, nga ana e mbretit, ishte marrë vendimi për ta ndëshkuar.

8Pastaj mbreti u kthye nga kopshti i pallatit në dhomën e gostisë e Hamani ra në divanin ku gjendej Estera. Atëherë mbreti tha: «Edhe mbretëreshën do ta dhunojë ky, me mua në shtëpi?». Sapo doli fjala nga goja e mbretit, Hamanit ia mbuluan fytyrën.

9Harbonai, njëri nga eunukët, tha në praninë e mbretit: «Ja, Hamani ka ngritur edhe një shtyllë njëzet e pesë metra të lartë për Mordakain, i cili foli mirë për mbretin. Është në shtëpinë e Hamanit». Mbreti tha: «Vareni në të!».

10Atëherë e varën Hamanin në shtyllën që kishte përgatitur për Mordakain dhe mbretit i ra zemërimi.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Esther 7.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.