Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Amos 2

:
Albanian - AL1
1 «Kështu thotë Zoti: “Për tri shkeljet e Moabit, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. I dogji eshtrat e mbretit Edomit, shkrumb e hi i bëri.
2 Zjarr do dërgoj kundër Moabit, fortesat e Keriotit përpijë. Do vdesë Moabi nga britmat e luftës, nga kushtrimi i borisë.
3 Do ta zhbij gjykatësin prej mesit tij, do ta vras bashkë me princat, thotë Zoti ”.
4 Kështu thotë Zoti: “Për tri shkeljet e Judës, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. E përçmuan ligjin e Zotit, urdhërimet e tij nuk i mbajtën. Gënjeshtrat e çuan udhë gabuar, udhën ndoqën edhe etërit e tij.
5 Zjarr do dërgoj kundër Judës, fortesat e Jerusalemit përpijë”.
6 Kështu thotë Zoti: “Për tri shkeljet e Izraelit, madje për katër, s'do ta kthej ndëshkimin. E shitën drejtin për argjend, skamnorin për një palë sandale.
7 Ia ngjeshën kokën varfrit përdhe, përvuajturit ia ngatërruan udhën. Atë e bir flenë me njëjtën grua dhe kështu përdhosin emrin tim shenjtë.
8 Rrobën e marrë peng e bëjnë shtrojë përbri çdo altari dhe shtëpinë e Perëndisë tyre pinë verën morën si dëmshpërblim.
9 Unë para tyre i shkatërrova amoritët, ishin gjatë porsi cedrat, fortë porsi lisat. Ia shkatërrova frytin lart e rrënjët poshtë.
10 Unë ju nxora nga toka e Egjiptit, ju priva për dyzet vjet shkretëtirë, tokën e amoritëve zotëroni.
11 Nxora profetë prej bijve tuaj, nazireas prej rinjve tuaj. A s'është kështu, o Izrael? Kumton Zoti.
12 Por, ju u dhatë verë nazireasve, profetët i urdhëruat mos profetizonin.
13 Ndaj do t'ua trand tokën nën këmbë, siç tundet qerrja e mbushur me duaj.
14 Këmbëshpejti do ngrijë, i forti s'do ketë forcë qëndrojë, trimi s'do ta shpëtojë dot veten.
15 Shigjetari s'do rrijë dot këmbë, këmbëshpejti s'do ikë dot, kalorësi s'do ta shpëtojë dot veten.
16 Edhe trimi guximtar, do t'ia mbathë lakuriq atë ditë, kumton Zoti ”».