2 Thessalonians 3AL1

1Së fundi, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të përhapet e të përlëvdohet ashtu siç ndodhi edhe mes jush.

2Lutuni edhe që të shpëtojmë nga njerëzit e mbrapshtë e të ligj, sepse jo të gjithë besojnë në Perëndinë.

3Por Zoti është besnik dhe do t'ju forcojë e do t'ju ruajë nga i ligu.

4Zoti na bën të kemi besim se ju po i bëni dhe do të vazhdoni t'i bëni gjërat për të cilat ju kemi porositur.

5Zoti i drejtoftë zemrat tuaja në dashurinë e Perëndisë e në durimin e Krishtit.

6Po ju porosisim, o vëllezër, në emrin e Zotit Jezu Krisht, të largoheni nga çdo vëlla që jeton në përtaci e jo sipas traditës që morët prej nesh.

7Dhe ju e dini sesi duhet të na shkërbeni ne, sepse ne nuk jetuam në përtaci kur ishim mes jush

8e as nuk kemi ngrënë falas nga ndonjëri prej jush, por jemi lodhur e munduar duke punuar ditë e natë për të mos iu bërë barrë ndokujt.

9Ne e kemi pushtetin për ta bërë këtë, por vepruam kështu që të na shkërbeni ne.

10Edhe kur ishim me ju, ju porositëm se ai që nuk dëshiron të punojë, as të mos hajë.

11Po dëgjojmë se disa nga ju jetojnë në përtaci, nuk bëjnë asnjë punë dhe merren me gjëra të kota.

12Këta i porosisim dhe i lusim në emër të Zotit Jezu Krisht që t'i shtrohen punës për të nxjerrë bukën e gojës.

13Ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.

14Nëqoftëse ndokush nuk i bindet fjalëve që po ju shkruajmë në këtë letër, shënojeni këtë njeri e mos u shoqëroni me të në mënyrë që ai të turpërohet.

15Megjithatë, mos e shihni si armik, por qortojeni si vëlla.

16Vetë Zoti i paqes ju dhëntë paqen gjithnjë e në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë!

17Përshëndetjen e kam shkruar vetë unë, Pali. Kjo është shenja ime në çdo letër. Kështu shkruaj unë.

18Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for 2 Thessalonians 3.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.