Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Samuel 8

:
Albanian - AL1
1 Pas kësaj Davidi i mundi filistinët, i nënshtroi dhe mori Meteg Amahun prej tyre.
2 Ai mundi edhe moabitët. I shtriu përtokë dhe i ndau rreshta. Dy rreshta i vrau dhe një rresht e fali. Moabitët iu nënshtruan Davidit dhe i jepnin tagrin.
3 Davidi mundi edhe Hadadezerin, birin e Rehobit, mbretin e Cobahut, kur ai po shkonte për t'i ngritur një përmendore vetes pranë lumit Eufrat
4 dhe i mori një mijë e shtatëqind kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Davidi u theu kërcinjtë gjithë kuajve, përveç atyre iu deshën për njëqind karroca.
5 Arameasit e Damaskut i erdhën ndihmë Hadadezerit, mbretit Cobahut, por Davidi vrau njëzet e dy mijë arameas.
6 Pastaj Davidi vendosi disa njësi Aram Damaskut. Arameasit iu nënshtruan Davidit dhe i jepnin tagrin. Zoti e shpëtonte Davidin ngado shkonte.
7 Davidi mori parzmoret e arta shërbëtorëve Hadadezerit dhe i çoi Jerusalem.
8 Edhe nga Betahu e nga Berotai, qytete Hadadezerit, mori një sasi madhe bronzi.
9 Kur Toiu, mbreti i Hamatit, dëgjoi se Davidi e kishte mundur tërë ushtrinë e Hadadezerit,
10 dërgoi te mbreti David birin e tij, Joramin, për ta përshëndetur dhe për ta bekuar, sepse i kishte shpallur luftë Hadadezerit dhe e kishte mundur. Hadadezeri ishte luftë me Toiun. Ai i dërgoi edhe enë argjendi, ari e bronzi.
11 Mbreti David ia kushtoi Zotit edhe ato, bashkë me argjendin e arin kishte kushtuar prej gjitha kombeve kishte nënshtruar,
12 prej arameasve, moabitëve, amonitëve, filistinëve, amalekitëve dhe prej plaçkës Hadadezerit, birit Rehobit, mbretit Cobahut.
13 Davidi bëri emër kur u kthye, sepse shpartalloi tetëmbëdhjetë mijë edomitë luginën e Kripës.
14 Ai vendosi njësi mbarë Edomin. gjithë edomitët iu nënshtruan Davidit. Zoti e shpëtonte Davidin ngado shkonte.
15 Davidi mbretëroi mbi mbarë Izraelin dhe veproi drejt e me drejtësi me mbarë popullin e vet.
16 Joabi, biri i Cerujahut, ishte krye ushtrisë. Joshafati, biri i Ahiludit, ishte shkresari.
17 Cadoku, biri i Ahitubit, dhe Ahimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftërinj, ndërsa Serajahu ishte shkruesi.
18 Benajahu, biri i Jehojadait, ishte kreu i keretitëve dhe peletitëve, ndërsa bijtë e Davidit ishin priftërinj.