Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Samuel 5

:
Albanian - AL1
1 gjitha fiset e Izraelit shkuan te Davidi Hebron e i thanë: «Ja, ne jemi kocka jote dhe mishi yt.
2 Edhe shkuarën, kur Sauli ishte mbret mbi ne, ti i prije Izraelit. Zoti tha: “Ti do ta kullotësh popullin tim, Izraelin, e ti do jesh udhëheqësi i Izraelit”».
3 Atëherë gjithë pleqtë e Izraelit erdhën te mbreti Hebron dhe mbreti David bëri besëlidhje me ta Hebron, para Zotit. Ata e vajosën Davidin mbret mbi Izraelin.
4 Davidi ishte tridhjetë vjeç kur u mbret dhe mbretëroi dyzet vjet.
5 Ai mbretëroi Hebron, mbi Judën, për shtatë vjet dhe Jerusalem, mbi mbarë Izraelin dhe Judën, për tridhjetë e tri vjet.
6 Mbreti shkoi me njerëzit e tij Jerusalem sulmonte jebusitët, banorët e vendit. Ata i thanë: «Nuk ke për hyrë, se edhe verbrit e çalët do zmbrapsin!». Ata mendonin se Davidi nuk mund hynte dot.
7 Por Davidi e pushtoi fortesën e Sionit u quajt Qyteti i Davidit.
8 Atë ditë Davidi tha: «Kush sulmon jebusitët dalë te hullia e kroit e godasë çalë e verbër Davidi i urren me shpirt». Prandaj thuhet: «I verbri dhe i çali nuk do hyjnë tempull».
9 Davidi u vendos këtë fortesë, prandaj u quajt Qyteti i Davidit. Ai e rindërtoi qytetin përreth, nga Miloja e tej përbrenda.
10 Davidi bëhej gjithnjë e i fuqishëm dhe Perëndia i ushtrive ishte me të.
11 Hirami, mbreti i Tirit, i dërgoi Davidit lajmëtarë, drurë cedri, marangozë e muratorë. Dhe ata ndërtuan një shtëpi për Davidin.
12 Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte caktuar mbret Izraelit dhe se mbretëria e tij ishte lartësuar për hir popullit tij, Izraelit.
13 Davidi mori tjera gra e shemra Jerusalem, pas kthimit nga Hebroni, dhe lindi bij e bija tjera.
14 Këta janë emrat e atyre i lindën Jerusalem: Shamuai, Shobabi, Natani, Solomoni,
15 Ibhari, Elishuai, Nefegu, Jafiai,
16 Elishamai, Eliadai dhe Elifeleti.
17 Kur filistinët e morën vesh se Davidi ishte vajosur mbret mbi Izrael, gjithë shkuan për ta kërkuar. Davidi e mori vesh e shkoi fortesë.
18 Filistinët mbërritën dhe u përhapën luginën e Refaimit.
19 Davidi u këshillua me Zotin e tha: «A dal kundër filistinëve? A do m'i lësh dorë?». Zoti iu përgjigj Davidit: «Dil, e do t'i dorë».
20 Davidi u ngjit Baal Peracim dhe i mundi aty. Atëherë Davidi tha: « Zoti i çau armiqtë e mi siç çahet uji». Prandaj ai vend quhet Baal Peracim.
21 Filistinët i lanë aty idhujt e tyre dhe ato i morën Davidi dhe njerëzit e tij.
22 Filistinët sulmuan edhe një herë dhe u përhapën luginën e Refaimit.
23 Davidi u këshillua sërish me Zotin dhe ai i tha: «Sillu rrotull e dilu para nga Bekaimi.
24 Kur dëgjosh zhurmën e rreshtores, majë Bekaimit, hidhu sulm, sepse Zoti ka dalë para teje për ta goditur fushimin e filistinëve».
25 Davidi bëri siç e urdhëroi Zoti dhe i shpartalloi filistinët nga Geba gjer sa del Gezer.