Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Samuel 22

:
Albanian - AL1
1 Davidi i drejtoi Zotit fjalët e kësaj kënge ditën Zoti e shpëtoi nga dora e armiqve dhe nga dora e Saulit
2 e tha: « Zoti është shkëmbi im, fortesa ime e çliruesi im,
3 është Perëndia im, shkrepi ku gjej strehë. Zoti është mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, ai është kështjella ime.
4 Lavdi pastë Zoti! I thirra dhe nga armiqtë shpëtova.
5 Valët e vdekjes mbërthyen, përrenj shkatërrimi tmerruan.
6 Leqet e skëterrës rrethuan, zunë pritë grackat e vdekjes.
7 Kur u gjenda ngushtë, i thirra Zotit, i thirra Perëndisë tim. Nga tempulli i tij e dëgjoi zërin tim, klithma ime arriti te veshët e tij.
8 Ndaj toka u trand e u tund, themelet e qiejve u shkundën e luajtën vendit, prej zjarrit zemërimit tij.
9 Tym doli nga flegrat e hundës tij e nga goja e tij zjarr shkrumbues. Thëngjij përvëlues prej tij flakëruan.
10 Qiejt i uli e zbriti poshtë, me një re errët nën këmbë.
11 Hipur mbi një kerub fluturoi, u shfaq mbi krahët e erës.
12 Errësirën e hodhi rreth vetes, tendë iu bënë retë e dendura si ujërat e errëta.
13 Prej shkëlqimit tij flakëronte prush i zjarrtë.
14 Zoti bëri gjëmojnë qiejt, i Tejlarti bëri t'i dëgjohet zëri.
15 Shigjetat e tij dërgoi dhe i shpërndau, me rrufe i gjuajti e i shpartalloi.
16 Burimet e deteve u dukën, themelet e tokës u zbuluan, prej qortimit tënd, o Zot, prej shfryrjes flegrave tua.
17 Dorën shtriu nga lart e kapi, nxori prej ujërave shumtë.
18 shpëtoi nga armiq fuqishëm, nga ata urrenin, ishin fortë se unë.
19 M'u vërsulën ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti u përkrahësi im.
20 nxori vend hapur, shpëtoi se kishte për zemër.
21 Kështu bëri Zoti me mua, se jam i drejtë, kështu shpërbleu, se pastra duart i kam.
22 Udhët e Zotit kam ndjekur e nuk jam larguar nga Perëndia im me ligësi.
23 Gjithë vendimet e tij i mbaj parasysh, nga rregullat e tij nuk shmangem.
24 Kam qenë i ndershëm me dhe veten nga paudhësia e kam ruajtur.
25 Zoti shpërbleu se jam i drejtë, se e pa jam i pastër.
26 Njeriut besnik ti i qëndron besnik, me ndershmin i ndershëm tregohesh.
27 Me njeriun e pastër tregohesh i pastër, por me mbrapshtin tregohesh dinak.
28 Popullin e përvuajtur e shpëton, por sytë e krenarëve i ul poshtë.
29 O Zot, ti je dritëza ime. Perëndia im ma ndriçon errësirën.
30 Me ty do t'i sulmoj çetat plaçkitëse, me Perëndinë tim do t'i kapërcej muret.
31 Udha e Perëndisë është e përsosur, fjala e Zotit e sprovuar zjarr, ai është mburojë i gjithë atyre kërkojnë strehë tek ai.
32 Kush tjetër është Perëndi veç Zotit? Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë?
33 Perëndia dha forcë, e ma bëri udhën përsosur.
34 Këmbët m'i bëri shpejta si drerit, vende larta vuri qëndroj.
35 Duart m'i mësoi për betejë, krahët e mi ndejnë hark bronzi.
36 dhe mburojën e shpëtimit tënd, përkrahja jote madhëroi.
37 E shtrove udhën para hapave mi e këmbët nuk rrëshqitën.
38 I ndoqa pas armiqtë e i shtypa, nuk do kthehem pa i shkatërruar.
39 U dhashë fund, i qëllova e nuk ngrihen, ranë para këmbëve mia.
40 dhe forcë për luftuar e ata m'u ngritën kundër nën këmbë m'i përkule.
41 I bëre armiqtë e mi kthejnë kurrizin, ata urrenin i zhbiva.
42 Hodhën vështrimin, por s'kishte kush t'i shpëtonte, i thirrën edhe Zotit, por nuk iu përgjigj.
43 I thërrmova si pluhurin e merr era, i shkërmoqa e i shkela si baltën e rrugës.
44 çlirove nga grindjet e popullit, krye kombeve vure, një popull nuk njihte shërbeu.
45 Me dëgjuar për mua, u bindën, bijtë e huajve u përkulën para meje.
46 U zbehën, u drodhën, e nga fortesat e tyre dolën.
47 Zoti është i gjallë! Bekuar qoftë shkëmbi im! Perëndia u madhëroftë, ai, shkëmbi i shpëtimit tim!
48 Ai merr shpagim për mua, popujt nën këmbë m'i nënshtron,
49 nga armiqtë e mi çliron. Ti ngre mbi kundërshtarët e mi, prej njeriut dhunshëm shpëton.
50 Ndaj përlëvdoj mes kombeve, o Zot, emrin tënd përhimnoj.
51 Zoti ia shton fitoret mbretit tij, tregon mirësi përjetë ndaj vajosurit vet, Davidit e gjithë pasardhësve tij».