Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

2 Kings 4

:
Albanian - AL1
1 Një nga gratë e bijve profetëve iu përgjërua Eliseut e i tha: «Shërbëtori yt, burri im, vdiq. Ti e di se shërbëtori yt e druante Zotin. Tani ka ardhur një nga huadhënësit për marrë dy djemtë e për t'i bërë skllevër».
2 Eliseu i tha: «Më thuaj, çfarë mund bëj për ty? Çfarë ka mbetur shtëpi?». Ajo iu përgjigj: «Shërbëtores sate nuk i ka mbetur asgjë, përveç një qypi me vaj».
3 Eliseu i tha: «Shko e merr hua nga fqinjët e tu sa shumë enë zbrazura mundesh.
4 Shko shtëpi me gjithë fëmijët dhe mbylle derën nga brenda. Pastaj hidh vaj gjithë qypat dhe çdo qyp do mbushet plot vëre mënjanë».
5 Gruaja u largua, hyri shtëpi me gjithë fëmijët dhe mbylli derën nga brenda. Ata i sillnin qypat e ajo i mbushte.
6 Kur u mbushën enët, ajo i tha djalit saj: «Më sill edhe një enë». Ai i tha: «Nuk ka enë». Atëherë vaji u ndal.
7 Gruaja shkoi e i tregoi Eliseut, njeriut Perëndisë, për çka ndodhi. Ai i tha: «Shko shite vajin e ktheji huan huadhënësit. Me vajin tepron, do jetosh ti dhe djemtë e tu».
8 Një ditë Eliseu shkoi Shunem. Një grua fisnike jetonte aty nguli këmbë Eliseu hante bukë shtëpinë e saj. prej asaj dite Eliseu kthehej shtëpinë e saj për ngrënë, sa herë i binte rruga nga Shunemi.
9 Ajo grua i tha burrit vet: «Jam e bindur se ky njeri i Perëndisë, kalon shpesh nga ne, është njeri i shenjtë.
10 Le t'i ndërtojmë, lutem, një dhomë vogël katin e sipërm dhe le vëmë një shtrat, një tryezë, një ndenjëse dhe një shandan, kur kalojë nga ne, rrijë atje».
11 Një ditë Eliseu kaloi nga ajo shtëpi, u ngjit dhomën e sipërme dhe u shtri.
12 Pastaj i tha Gehazit, shërbëtorit tij: «Thirre gruan shunamite». Ai e thirri e ajo u paraqit para tij.
13 Atëherë i tha sërish Gehazit, shërbëtorit tij: «Të lutem, thuaji se ajo është kujdesur shumë për ne. Çfarë do donte bëja për të? Do donte flisja për me mbretin apo me kreun e ushtrisë?». Gruaja iu përgjigj: «Jetoj mes njerëzve mi».
14 Atëherë Eliseu pyeti Gehazin: «Çfarë mund bëja për të?». Gehazi iu përgjigj: «Ajo nuk ka fëmijë dhe burrin e ka plak».
15 Eliseu i tha Gehazit ta thërriste. Gehazi e thirri dhe gruaja u ndal te dera.
16 Eliseu i tha: «Si sot pas një viti ke për shtrënguar një djalë gji». Ajo i tha: «Mos, imzot! Mos e gënje shërbëtoren tënde, o njeri i Perëndisë!».
17 Por gruaja u ngjiz dhe njëjtën stinë pas një viti lindi djalin, ashtu siç i kishte thënë Eliseu.
18 Djali u rrit dhe një ditë shkoi tek i ati, ishte me korrësit.
19 Papritur i tha atit: «Koka! Koka!». I ati i tha shërbëtorit: «Merre djalin e çoje tek e ëma».
20 Shërbëtori e mori djalin dhe e çoi tek e ëma. Ajo e mbajti djalin prehër, por mesditë ai vdiq.
21 Atëherë ajo u ngjit dhomën e sipërme, e shtriu djalin shtratin e njeriut Perëndisë, mbylli derën dhe doli nga dhoma.
22 Mandej thirri shoqin e i tha: «Më dërgo, lutem, një shërbëtor dhe një gomar, shkoj shpejt te njeriu i Perëndisë e kthehem».
23 Ai e pyeti: «Përse po shkon tek ai? Sot nuk është as hënë e re e as e shtunë». Ajo i tha: «Rri i qetë!».
24 Pastaj shaloi gomarin e i tha shërbëtorit: «Dil përpara e jepi shpejt! Mos u ndal për mua pa urdhëruar unë».
25 Kështu, ajo u nis e shkoi te njeriu i Perëndisë malin Karmel. Njeriu i Perëndisë e pa nga larg e i tha Gehazit, shërbëtorit tij: «Shiko, po vjen gruaja shunamite.
26 Shko dili shpejt përpara e pyete është mirë dhe e ka mirë burrin dhe djalin». Gruaja iu përgjigj: «Mirë!».
27 Kur mbërriti te njeriu i Perëndisë mal, ajo i ra te këmbët. Gehazi u afrua për ta larguar, por njeriu i Perëndisë i tha: «Lëre qetë, sepse i është hidhëruar shpirti. Zoti ka fshehur diçka e nuk ma ka treguar».
28 Atëherë ajo i tha Eliseut: «A kërkova gjë djalë, imzot? A nuk thashë mos mashtroje?».
29 Atëherë Eliseu i tha shërbëtorit tij: «Ngjishe brezin për udhë, merr shkopin tim e nisu. Mos u ndal për përshëndetur askënd udhës dhe, po përshëndetë ndokush, mos u përgjigj. Shko dhe vëre shkopin tim mbi fytyrën e djalit».
30 Por e ëma e djalit i tha: «Pasha Zotin dhe pasha jetën tënde, nuk do lë!». Atëherë Eliseu u ngrit dhe shkoi pas saj.
31 Gehazi mbërriti para tyre dhe e vuri shkopin e Eliseut mbi fytyrën e djalit, por djali nuk nxori e nuk lëvizi. Pastaj u kthye tek Eliseu e i tregoi se djali nuk ishte zgjuar.
32 Eliseu mbërriti te shtëpia e gruas e, ja, fëmija dergjej i vdekur mbi shtrat.
33 Ai hyri brenda, vetëm me fëmijën dhomë, mbylli derën nga pas e iu lut Zotit.
34 Pastaj hipi mbi shtrat, u shtri mbi fëmijën dhe e vuri gojën e vet mbi gojën e fëmijës, sytë e vet mbi sytë e fëmijës dhe duart e veta mbi duart e fëmijës. Teksa ishte shtrirë duke ndenjur mbi fëmijën, trupi i fëmijës filloi ngrohej.
35 Eliseu u ngrit e filloi ecte sa andej këndej nëpër dhomë. Pastaj hipi mbi shtrat e u shtri përsëri mbi fëmijën. Atëherë fëmija teshtiu shtatë herë dhe hapi sytë.
36 Eliseu thirri Gehazin e i tha: «Thirre gruan shunamite». Gehazi e thirri dhe, kur ajo erdhi, Eliseu i tha: «Merre djalin!».
37 Atëherë gruaja ra përmbys te këmbët e Eliseut e u përkul deri tokë. Pastaj mori djalin e doli.
38 Ndërkohë vend kishte rënë zia e bukës. Eliseu u kthye Gilgal dhe para tij rrinin ulur bijtë e profetëve. Atëherë Eliseu i tha shërbëtorit vet: «Vër zjarr rrethjen e madhe e gatuaj një gjellë për bijtë e profetëve».
39 Njëri prej bijve profetëve shkoi nëpër ara për mbledhur barishte për gjellën dhe gjeti një bimë egër kacavjerrëse. I voli boçat e bimës, mbushi gunën dhe pasi u kthye, i preu copa e i hodhi rrethjen e gjellës, pa e ditur se ç'ishin.
40 Kur u dhanë për ngrënë, ata e provuan gjellën e thirrën: «Në rrethje na pret vdekja, o njeri i Perëndisë!». Askush nuk hëngri dot.
41 Atëherë Eliseu tha: «Më sillni miell!». E hodhi miellin rrethje e tha: «Jepuni njerëzve për ngrënë!». Dhe nuk pati asgjë keqe.
42 Një herë erdhi një njeri nga Baal Shalishahu dhe i solli njeriut Perëndisë njëzet bukë elbi nga korrja e parë dhe disa kallinj freskët gruri. Eliseu tha: «Jepu njerëzve hanë».
43 Por shërbëtori i tij i tha: «Si t'ua këto përpara njëqind burrave?». Eliseu i tha: «Jepu njerëzve hanë, sepse kështu thotë Zoti: do hanë e do t'u teprojnë».
44 Shërbëtori ua vuri përpara burrave dhe ata hëngrën e u teproi, sipas fjalës Zotit.